COVID-19 shuan në moshën 57-vjeçare kantautorin e njohur Kujtim Prodani. Prej disa ditësh ai ishte shtruar në spitalin “Shefqet Ndroqi” ku merrte trajtim mjekësor.
Lajmin për ndarjen e tij nga jeta e ka bërë me dije kushëriri i tij Voltan Prodani. “O ZOT.!!! Fluturon Kujtimi yne i shtrenjte!!!!! Cfare dhimbje…..
Nuk mund ta pranoj … O Zot. Aty Lart do kesh mbretin dhe mbretereshen tend”, shkruan ai.
Njoftimin për infektimin me COVID e bëri vetë Prodani në datë 30 Dhjetor teksa publikoi edhe foton nga reanimacioni me maskë oksigjeni në fytyrë
Discussion about this post