AK Report
Thursday, May 19, 2022
No Result
View All Result
  • Aktualitet
  • Biznes
  • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Evropa
  • Privacy Policy
  • Bota
Marketing
AK Report
  • Aktualitet
  • Biznes
  • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Evropa
  • Privacy Policy
  • Bota
No Result
View All Result
AK Report
Home
Artan Fuga pro vaksinës anti-covid “Po përsëritet historia që nga Mesjeta, me shtriga, vampira, xhinde!”

Artan Fuga pro vaksinës anti-covid “Po përsëritet historia që nga Mesjeta, me shtriga, vampira, xhinde!”

19/10/2020
in TE TJERA

Akademiku Artan Fuga është rreshtuar pro atyre qytetarëve që mbështesin vaksinën anti-covid. Përmes një mesazhi në ‘Facebook’, Fuga theksoi se pa vaksinën e difteritit, të lisë, të tetanozit, të meningjitit, kundra malarjes, etj., do të kishte vdekur nja njëqind herë.

“E kuptoni o njerëz? Tjetër punë sa e mirë dhe efikase do të jetë vaksina! Kjo ha debat dhe do të jetë një proces!”, shkruan Fuga.

MESAZHI I FUGËS

 

Cfarë na ka gjetur. Po përsëritet historia që nga Mesjeta, me shtriga, vampira, xhinde! Tani e kanë kapur me vaksinën! Vaksina bëhet që të na ndryshojë genomin, grupin e gjakut, të na bëjë lolo, të bindur, që besojmë cdo gjë, për të na sunduar më mirë! Me vdek gazit! Më shumë sesa jemi të bindur, naivë, frikacakë, të nënshtruar, të manipulueshëm, askush nuk do që të jemi më shumë.

Njeriu është tashmë i tillë. Ka qenë dhe është bërë më shumë. Nuk ka nevojë për vaksinë për këtë! Dhe dashkan ATA të rrethohen me njerëz me genom të ndryshuar, t’i kenë vartës, puntorë, të martohen me ta, të bëjnë fëmijë hahahaha Të fuqishmit sot bëjnë cfarë duan me qytetarët masivë, nuk kanë nevojë për vaksina kanë shkolla, media, filma, reklama, hahaha, u dashka vaksina për të na bërë ne budallenj! Mos e bëni, unë mezi e pres dhe do ta bëj! Pa vaksinën e difteritit, të lisë, të tetanozit, të meningjitit, kundra malarjes, etj., do të kisha vdekur nja njëqind herë! E kuptoni o njerëz? Tjetër punë sa e mirë dhe efikase do të jetë vaksina! Kjo ha debat dhe do të jetë një proces! Po ne në gjumë jemi! Për pesë lekë ka shumë prej nesh që bëjnë çfarë t’u thuash! Ne as për të votuar nuk dimë, nuk shkojmë, nuk informohemi, nuk kundërshtojmë, pse duhet vaksinë tjetër? Ne na rrejnë me premtime elektorale absurde! – Duhet vaksinë për këtë! Cfarë narcizimi, sikur jemi të përkryer dhe na u dashka një vaksinë prej miliarda eurosh që Qenan K. të mos jetë ai që është! Qenan K. është somnabul mo!

 

Next Post
Ky është Niko, shqiptari që vrau të dashurën ukrainase me bashkëshortin në Mykonos

Ky është Niko, shqiptari që vrau të dashurën ukrainase me bashkëshortin në Mykonos

Discussion about this post

Të rekomanduara

No Content Available

Tematikat

agjensi marketingu AK DIGITAL AGENCY Big market biznes Cako ecommerce marketing social media marketing UET UETI universiteti europian webdesign webdevelopment Website
  • About
  • Advertise
  • Careers
  • Contact

© 2021 AK Report Portal i pavarur i lajmeve, analizës dhe komenteve i krijuar me vet-iniciativë.

No Result
View All Result
  • Aktualitet
  • Biznes
  • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Evropa
  • Privacy Policy
  • Bota

© 2021 AK Report Portal i pavarur i lajmeve, analizës dhe komenteve i krijuar me vet-iniciativë.