• VENDI
  • KOSOVA & RAJONI
  • EVROPA
  • BOTA
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • Votim elektronik
  • VENDI
  • KOSOVA & RAJONI
  • EVROPA
  • BOTA
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • Votim elektronik
Monday, March 8, 2021
No Result
View All Result
  • VENDI
  • KOSOVA & RAJONI
  • EVROPA
  • BOTA
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • Votim elektronik
No Result
View All Result
No Result
View All Result
Arjan Konomi dhe shalëhapja…

Arjan Konomi dhe shalëhapja…

by akreport
30/01/2021
Share on FacebookShare on Twitter

Kam vite që nuk i ndjek emisionet, që më duhet ta pohoj se janë shtuar si kërpudhat pas shiut, që në vetvete, në formë dhe përmbajtje kanë dekadencën. Kjo jo thjesht për vetë edukimin që kam marrë në vite, por edhe për të respektuar nivelin e kulturës familjare, shoqërore dhe intelektuale personale.

Sapo në ekran shfaqen femra me shalë dhe gjoks jashtë, pa asnjë meritë tjetër, marr pultin dhe ndërroj stacion. Jo se jam patriarkal i thekur apo kam patur jetë larg erotikës, sepse qysh në rininë time kam lexuar si gjithë brezi im fshehurazi romane si Bel Ami të të madhit Mopassan e të ngjashëm me të si dhe kemi parë fshrhurazi edhe filma italianë e jugosllavë me pullë të kuqe dhe si gjithë moshatarët edhe unë ia kam dhënë vetes të drejtën, t’i përjetoj ndjenjat e pastra të dashurisë, por se jam me aksiomën “me atë që të jep zoti” dhe jo kap ça të kapësh.

Edhe unë e dua të bukurën, si miliona njerëz në rruzullin tokësor, madje edhe kam sakrifikuar për ta parë dhe shijuar atë, por të bukurën që të frymëzon dhe atë natyrale, bio siç i thonë sot dhe jo atë që ka filluar të na serviret ca si shumë përmes thjesht kofshëve dhe gjoksit të dalë jashtë siç po vjen me shumicë në ekranet tona.

Në këtë kuadër as kam tentuar të shikoj emisionin ku opinionisti, ndër më të mëdhenjtë e fushës së tij për të mos thënë më i madhi, Arjan(a) Konomi mundohet të argumentojë se ka ikur koha kur çdo gjë mbahej e fshehtë dhe tashmë duhet të jemi tërësisht transparent edhe me jetën private. Le të më quajë demode Arjani dhe falangat e tij, por jam i sigurtë se kam me vete qindra mijëra shqiptarë që më mbështesin kur pohoj se nuk i duhet kujt kjo tejtransparencë. Jeta private prandaj është e tillë dhe ka bukurinë e saj në të shijuar, paksa edhe fshehur nga syri i të tjerëve dhe që padyshim kënaqësinë e ka më të madhe.

Mirëpo jam njohur prej portaleve të ndryshëm me një dialog të këtij opinionisti që në të vërtetë e ka ndritur me jetën e tij private (por që unë nuk kam ndërmend të imitoj kolegun Kastriot Myftari dhe të merrem me të) me një 22 vjeçare që ka pohuar se është ende e virgjër.

Jam skandalizuar me përgjigjen e opinionistit të madh se “gjynah që ende nuk e ke përjetuar dashurinë”. Skandalizimi ka ardhur prej faktit se opinionisti ynë, nuk e di nga padija apo nga maskarallëku ngatërron dashurinë me hapjen e shalëve. Sipas tij, moshumbja e virgjërisë qenka njëherazi edhe mungesë e dashurisë.

Dashuria që është ndjenja e papërsëritshme njerëzore dhe shpirtërore dhe që opinionisti ynë e ngatërron me ca pika gjaku që sot, me teknologjinë e arritur, mund të jenë edhe fallco. Sa naive aq edhe poshtëruese për vetë opinionistin. Dashuria opinionist, që e mban veten si ekspert të kësaj fushe nuk është patjetërsueshëm e lidhur me seksin. Ka me qindra mijëra femra që e kanë humbur virgjërinë jo vetëm pa dëshirën e tyre, por edhe përmes dhunës e shantazhit.

E ç’kënaqësi kanë ndjerë ato?! Virgjëria nuk është shërbim i detyrueshëm ushtarak që me ligj ka afat kohor të përcaktuar, nga kjo moshë deri në këtë moshë. Virgjëria përveçse përcakton në një masë të gjerë personalitetin e një femre, duhet të vijë tek ajo kur ndjehet së brendshmi gati dhe është në harmoni me dashurinë, që nuk është një veprim fizik, por ndjenjë shpirtërore. Por unë nuk jam Adem Harxhi, specialisti i mirëfilltë i kësaj fushe (me këtë rast do i rekomandoja opinionistit tonë të bënte një takim tetè a tetè me të) që t’ia shpjegojë hollësisht këto situata.

Mua më shqetësoi në dialogun midis tij dhe 22-vjeçares fakti që atij i dukej fatkeqësi që ajo ende nuk e kishte humbur virgjërinë. (Nuk jam nga ata shqiptarët që ende këmbëngulin se virgjëria duhet humbur me patjetër ditën e dasmës, por pse jo edhe kjo do të më pëlqente). Sepse unë mendimin e opinionistit e përktheva kështu: vajza humbeni sa më shpejt virgjërinë sepse humbja e saj ju takon ju me dashurinë, për të mos thënë se është vetë dashuria.

Sipas Arjanit kjo mund të jetë moderne, por sipas opinionit të gjerë kjo vetëm pozitive nuk mund të jetë. Unë mund t’i vija edhe përcaktim se ç’është, por nuk dua të nxitohem. Jam mëse i bindur se jo vetëm prindërit, por edhe vetë femrat me karakter nuk do ta pranonin këtë gjë. Sa e sa intervista të femrave nga më të dëgjuarat jo vetëm në vendin tonë, por në botën mbarë kemi lexuar ku ato shprehen të prekura dhe të dëshpëruara që ua kanë marrë virgjërinë në moshë të vogël. Sa e sa yje të sportit, artit dhe muzikës janë shprehur se janë krenare që virgjërinë e kanë humbur në moshë të pjekur. Kjo e fundit duhet të jetë përmbajtja dhe thelbi i emisionit dhe jo shtysa për të humbur virgjërinë sa më shpejt.

Dëgjojnë Arjan(a) Konomat djem dhe vajza pa vajtur në adoleshencë që shkaktojnë drama të pariparueshme për vete dhe familjet e tyre. Jemi njohur me raste të tilla edhe të freskëta fare por askund nuk kam dëgjuar të mbështeten veprime të tilla por përkundrazi, janë dënuar jo vetëm nga ne të vjetrit që jemi “démodé”, por edhe nga vetë moshataret e tyre. Unë nuk them se të gjithë duhet të mendojnë si unë, por jam kategorikisht kundër të mendojnë si opinionisti ynë i madh. Vetë jeta i ka përcaktuar fazat e rritjes jo vetëm të femrës, por edhe të mashkullit.

Nuk ka periudhë të përcaktuar me thikë se kur një njeri duhet të bëjë këtë apo atë veprim që ka lidhje me dashurinë apo me seksin, por së brendshmi lind një ndjenjë e tillë dhe gjithsecili e kryen atë kur gjendet i plotësuar dhe i gatshëm. Imponimi apo ndjellja që u bën adoleshentëve Arjani me shokë unë mendoj se janë jo vetëm të dëmshme, por edhe të dënueshme. Arjani me sa duket dashurinë e lidh vetëm me seksizmin teksa duhet ta dijë se dashuria është një marrëdhënie e gjerë që nuk përkufizohet vetëm me lidhjen e nje femre dhe një mashkulli. Dashuria lind dhe zhvillohet edhe për prindërit, për motrat dhe vëllezërit, për të afërmit dhe më gjerë, për të bukurën në jetë dhe për plot e plot dukuri jetësore.

Të thuash se nuk njeh dashurinë se nuk ke humbur virgjërinë do të thotë të kesh mangësi në kulturën e përgjithshme dhe të kufizohesh vetëm midis shalëve. Shyqyr o zot që nuk është kryeministër Arjan Konomi se përndryshe do të nxirrte ndonjë VKM për të përcaktuar moshën se kur duhet të humbte virgjërinë një femër dhe mos o zot, më keq akoma, që edhe meshkujt në një moshë të caktuar të hapnin shalët, por jo nga përpara por nga mbrapa. Ruajna Zot i madh nga të çmendurit që mbulohen me petkun e modernizmit.

PS: Nëse këto mendime Arjan(a) Konomi do t’i ruante për vete apo për njerëzit e tij rreth e rrotull, nuk do të merresha fare me të. Por kur ai kërkon që këto mendime “moderne” t’ia imponojë publikut të gjerë, meqenëse ka mundësinë të jetë në një panel të një televizioni kombëtar, atëherë unë e kundërshtoj.

ShareTweetShare

Next Post
Darka e rilindasve në Dubai/ Ahmetaj: Çfarë bëmë?! Hëngrëm vetëm bukë!

Darka e rilindasve në Dubai/ Ahmetaj: Çfarë bëmë?! Hëngrëm vetëm bukë!

Discussion about this post

Artikuj të sponsorizuar

Rreth nesh


Mirësevini në AK Report- një qendër për bisedë rreth lajmeve dhe ideve. AK Report është krenar për aftësinë tonë për t'ju sjellë lajme të reja cdo-minutë nga Shqipëria dhe trojet Shqipëfolëse!

Marketing

Renditemi ndër faqet më të vizituara në vend
Reklama juaj shfaqet 24 orë në 7 ditë të javës
Efektivitet i lartë i reklamës suaj
Matje në kohë reale të ecurisë së fushatës tuaj
Mundësi për të targetuar audiencën që ju dëshironi

Te fundit

Situatë alarmante në Durrës! Infektohen me koronavirus 30 fëmijë të vegjël në një çerdhe

Përse refuzova ‘i pari në listat e Tiranës’!

EMRAT/ Nxjerrin armët pas sherrit në Rrogozhinë, tre të plagosur, njëri rëndë

  • AK REPORT SHQIP
  • Marketing
  • Privacy Policy for AK Report
  • Votim elektronik/ Votoni kandidatin tuaj të preferuar.

© 2020 AK Report - Lajme të palëkundura!

No Result
View All Result
  • VENDI
  • KOSOVA & RAJONI
  • EVROPA
  • BOTA
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • Votim elektronik

© 2020 AK Report - Lajme të palëkundura!