• VENDI
  • KOSOVA & RAJONI
  • EVROPA
  • BOTA
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • Votim elektronik
  • VENDI
  • KOSOVA & RAJONI
  • EVROPA
  • BOTA
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • Votim elektronik
Monday, March 8, 2021
No Result
View All Result
  • VENDI
  • KOSOVA & RAJONI
  • EVROPA
  • BOTA
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • Votim elektronik
No Result
View All Result
No Result
View All Result
Anketa e madhe me studentët, 79% duan të emigrojnë

Anketa e madhe me studentët, 79% duan të emigrojnë

by akreport
14/01/2021
Share on FacebookShare on Twitter

Në vend që të maturohet, fenomeni i emigracionit po përkeqësohet vit pas viti, duke përfshirë së fundmi të rinjtë e arsimuar të cilët dëshirojnë të largohen masivisht nga vendi.

Rezultatet e një ankete me 1650 studentë që u prezantuan sot tek Presidenti i Republikës, nga ekspertët e çështjeve demografike, Ilir Gëdeshi dhe Rusell King treguan se 79% e studentëve (mosha mesatare 22 vjeç), që studiojnë në Shqipëri, synojnë të emigrojnë jashtë vendit. Sipas zotit Gëdeshi, synimi për të emigruar lidhet me përfytyrimin që kanë studentët për të ardhmen e tyre.

Nga njëra anë ai është një pasqyrim i gjendjes reale ekonomike, sociale e politike në Shqipëri dhe, nga ana tjetër, i mundësive potenciale në vendin pritës.

Në një studim tjetër të botuar në 2018, Gëdeshi tha treguesi i emigrimit potencial nga Shqipëria, për grupmoshën 18 deri 40 vjeç, ishte 52%, por kurba e tij kulmonte në moshat 27-30 vjeç (71.2%) dhe se dëshironin më shumë të emigronin ata që kishin arsim universitar.

“Tendencat e reja tregojnë se nga Shqipëria synojnë të emigrojnë më shumë të rinjtë dhe më të arsimuarit”, tha Gëdeshi.

Një aspekt i rëndësishëm i migrimit potencial është edhe kuadri kohor në të cilin realizohen synimet dhe dëshirat e studentëve për migrimin. Sipas të dhënave të anketës, 7% e emigrantëve potencialë dëshirojnë të emigrojnë nga Shqipëria para përfundimit të studimeve, 62% menjëherë pas përfundimit të studimeve universitare, dhe rreth 27% pas një përvoje pune në Shqipëri.

Majlinda, një studente në Gjermani, tregon për motrën e saj: “Motra ime përfundoi me rezultate të shkëlqyera Fakultetin e Mjekësisë dhe punoi rreth dy vjet në një nga spitalet private të Tiranës. Kjo qe një kohë e mjaftueshme për të bërë një kurs intensiv të gjuhës gjermane, për të marrë një eksperiencë dhe për të vendosur lidhjet në Gjermani. Aktualisht ajo punon në një spital në Gjermani.”

E shprehur në segmente kohore 17 % e studentëve dëshirojnë të migrojnë brenda vitit, 69 % brenda 5 viteve të ardhshme dhe 12 % thonë pas 5 viteve. Në rast se u besojmë këtyre shifrave atëherë masa e studentëve shqiptarë synon të emigrojë nga Shqipëria në afat të shkurtër dhe të mesëm.

Rezultatet e anketës tregojnë se ekziston një diferencë shumë e vogël në dëshirën për emigrim ndërmjet studentëve femra (79.4%) dhe meshkuj (78.1%). Historikisht emigrimi shqiptar ka qenë i udhëhequr nga meshkujt, ndërsa femrat pasonin në një periudhë të mëvonshme nëpërmjet bashkimit familjar ose martesave. Ky tregues i emigrimit potencial, pak më i lartë tek femrat (+1.3 pikë përqindje) në krahasim me meshkujt (çka vërehet edhe në studime të tjera për të rinjtë), tregon edhe shkallën e lartë të iniciativës, emancipimit dhe pavarësisë të studentëve femra.

Degët që synojnë emigrimin më të lartë

Synimi për të emigruar është më i lartë te disa grupe studentësh në fusha të caktuara, si studentët e mjekësisë (91.5 %) dhe infermierisë (83 %), të informatikës (84.4 %), të inxhinierisë (79.2 %) dhe arkitekturës, çka shpjegohet me mundësitë më të mëdha të punësimit në vendin e dëshiruar të emigrimit.

Tendenca e lartë e emigrimit potencial, sidomos për disa grupe studentësh të fushave të caktuara, përbën një shqetësim dhe duhet të tërheqë vëmendjen e gjithë shoqërisë. Kjo mund të rrisë mungesat në segmentin e sipërm të disa profesioneve shumë të nevojshme në Shqipëri, sidomos në mjekësi, thotë Gëdeshi.

Një vrojtim i realizuar në vitin 2018 tregoi se gjatë 5 viteve të fundit rreth 13 % e stafit mjekësor kishte emigruar nga Shqipëria dhe se numri i atyre që emigrojnë çdo vit është i barabartë ose më i madh se sa numri i mjekëve të rinj që diplomohen në Universitetin e Mjekësisë.

ShareTweetShare

Next Post
Vdiq 16 ditë pasi mori vaksinën e Pfizer, flet gruaja e mjekut të ndjerë: “Nuk pinte as duhan!”

Vdiq 16 ditë pasi mori vaksinën e Pfizer, flet gruaja e mjekut të ndjerë: “Nuk pinte as duhan!”

Discussion about this post

Kursi zyrtar i këmbimit valutor

07/03/2021 11:32 PM

1 ALL

  • ALL 1.0000

  • Trending
  • Comments
  • Latest
I afërmi e vrau për 5 mijë euro/ Letra anonime tregon të vërtetën tragjike për të renë shqiptare

I afërmi e vrau për 5 mijë euro/ Letra anonime tregon të vërtetën tragjike për të renë shqiptare

03/03/2021
Humbëm Najada Çomon, po përse dhe Tritan Kalon?…

Humbëm Najada Çomon, po përse dhe Tritan Kalon?…

04/03/2021
Arbana Osmani rrëfen bullizmin: Unë, vajza nga Burreli që ia doli!

Arbana Osmani rrëfen bullizmin: Unë, vajza nga Burreli që ia doli!

03/03/2021
“Sill vajzën ose do t’ju vras”, si përndiqej dhe kërcënohej në kohë karantine 18-vjeçarja. I akuzuari: Ishim të lidhur dhe prisnim të fejoheshim, por…

“Sill vajzën ose do t’ju vras”, si përndiqej dhe kërcënohej në kohë karantine 18-vjeçarja. I akuzuari: Ishim të lidhur dhe prisnim të fejoheshim, por…

01/03/2021
‘Shitësit e drogës kanë leje’, Rudina Hajdari: Më lehtë të shesësh kokainë në Shqipëri se sa gjizë!

‘Shitësit e drogës kanë leje’, Rudina Hajdari: Më lehtë të shesësh kokainë në Shqipëri se sa gjizë!

01/03/2021
Luljeta, 62-vjeçarja që do bëjë “namin” në Për’puthen +40: S’jam tek lekët, por e dua…

Luljeta, 62-vjeçarja që do bëjë “namin” në Për’puthen +40: S’jam tek lekët, por e dua…

07/03/2021
“Iliri tek Iliri”/ Presidenti Meta vizitë në shtëpinë e korçarit të famshëm

“Iliri tek Iliri”/ Presidenti Meta vizitë në shtëpinë e korçarit të famshëm

07/03/2021
Rrëfimi i Luljeta Bozos për familjen/ Fëmijët më kanë dhënë dekoratën më të madhe (Surpriza live në emision)

Rrëfimi i Luljeta Bozos për familjen/ Fëmijët më kanë dhënë dekoratën më të madhe (Surpriza live në emision)

07/03/2021
Jashari: Nëse është nevoja, jemi të gatshëm me iu përgjigj prapë Serbisë

Jashari: Nëse është nevoja, jemi të gatshëm me iu përgjigj prapë Serbisë

07/03/2021
“Rama, armik i mësuesve”, Berisha: Në vitet 2005-2013 rrogat u rritën 150%, sot marrin 30% më pak

“Rama, armik i mësuesve”, Berisha: Në vitet 2005-2013 rrogat u rritën 150%, sot marrin 30% më pak

07/03/2021

Rreth nesh


Mirësevini në AK Report- një qendër për bisedë rreth lajmeve dhe ideve. AK Report është krenar për aftësinë tonë për t'ju sjellë lajme të reja cdo-minutë nga Shqipëria dhe trojet Shqipëfolëse!

Marketing

Renditemi ndër faqet më të vizituara në vend
Reklama juaj shfaqet 24 orë në 7 ditë të javës
Efektivitet i lartë i reklamës suaj
Matje në kohë reale të ecurisë së fushatës tuaj
Mundësi për të targetuar audiencën që ju dëshironi

Te fundit

Luljeta, 62-vjeçarja që do bëjë “namin” në Për’puthen +40: S’jam tek lekët, por e dua…

“Iliri tek Iliri”/ Presidenti Meta vizitë në shtëpinë e korçarit të famshëm

Rrëfimi i Luljeta Bozos për familjen/ Fëmijët më kanë dhënë dekoratën më të madhe (Surpriza live në emision)

  • AK REPORT SHQIP
  • Marketing
  • Privacy Policy for AK Report
  • Votim elektronik/ Votoni kandidatin tuaj të preferuar.

© 2020 AK Report - Lajme të palëkundura!

No Result
View All Result
  • VENDI
  • KOSOVA & RAJONI
  • EVROPA
  • BOTA
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • Votim elektronik

© 2020 AK Report - Lajme të palëkundura!