AK Report
Thursday, May 19, 2022
No Result
View All Result
  • Aktualitet
  • Biznes
  • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Evropa
  • Privacy Policy
  • Bota
Marketing
AK Report
  • Aktualitet
  • Biznes
  • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Evropa
  • Privacy Policy
  • Bota
No Result
View All Result
AK Report
Home TE TJERA
Anija “fantazmë” turke shfaqet papritur pranë ishullit grek

Anija “fantazmë” turke shfaqet papritur pranë ishullit grek

14/10/2020
in TE TJERA

Situata mes Turqisë dhe Greqisë vijon që të jetë shumë e tensionuar për shkak të vendimit të Ankarasë për të rinisur kërkimet me anijen “Oruc Reis”. Gjendja në Mesdhe nga momenti në moment mund të precipitojë për shkak të konfliktit mes dy vendeve.

Mediat greke njoftojnë për një tjetër lëvizje të Ankarasë, që ka të bëjë me një tjetër anije kërkimore, që lundroi me sinjalin fikur duke u shfaqur papritur brenda natës pranë ishullit grek.

Anija “Kanuni” papritmas u shfaq në hartën e trafikut detar në juglindje të Kastelorizo, shkruajnë mediat greke. Në të njëjtën kohë “Oruc Reis” lëviz në zonën në jug të Rodosit dhe Karpathos.

“Kanuni” udhëtoi për një kohë të gjatë me sistemin e fikur duke njoftuar më pas vendndodhjen e saj në juglindje të Kastelorizo.

“Kanuni” është pajisja e tretë turke e shpimit e blerë në fillim të vitit 2020 për rreth 40 milion dollarë. Kjo është një platformë shpimi lundruese e specializuar në shpime në thellësi shumë të mëdha./ db/Abcnews.al

Next Post
Aleati i Bashës i sinqertë, Nard Ndoka rrëfen skenarin: Krimi po braktis Ramën, e mirëpresim votën e tyre! Më mirë të bëhen me ne kriminelët

Aleati i Bashës i sinqertë, Nard Ndoka rrëfen skenarin: Krimi po braktis Ramën, e mirëpresim votën e tyre! Më mirë të bëhen me ne kriminelët

Discussion about this post

Të rekomanduara

No Content Available

Tematikat

agjensi marketingu AK DIGITAL AGENCY Big market biznes Cako ecommerce marketing social media marketing UET UETI universiteti europian webdesign webdevelopment Website
  • About
  • Advertise
  • Careers
  • Contact

© 2021 AK Report Portal i pavarur i lajmeve, analizës dhe komenteve i krijuar me vet-iniciativë.

No Result
View All Result
  • Aktualitet
  • Biznes
  • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Evropa
  • Privacy Policy
  • Bota

© 2021 AK Report Portal i pavarur i lajmeve, analizës dhe komenteve i krijuar me vet-iniciativë.