Prej një jave, Andi nuk është pjesë e ‘PërPuthen”, ndërsa shkak për këtë fillimisht u bë një problem shëndetësor që ai kishte.
Ndërkohë, në fillim të puntatës së sotme, drejtuesja e emisionit, Bora Zemani, tha se
Andi ka refuzuar komunikimet me produksionin, duke mos treguar nëse do të vijojë të marrë pjesë në program dhe të vazhdojë edhe takimet me Tean.
“Ai na lajmëroi se ai është sëmurë, por më pas ka refuzuar të flasë me producentët për të vijuar programin dhe takimet me Tean.
Ne nuk dimë se çfarë e ka bërë atë të stepet, sepse ai ka qenë shumë korrekt”, tha Zemani.
Discussion about this post