AK Report
Monday, May 16, 2022
No Result
View All Result
  • Aktualitet
  • Biznes
  • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Evropa
  • Privacy Policy
  • Bota
Marketing
AK Report
  • Aktualitet
  • Biznes
  • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Evropa
  • Privacy Policy
  • Bota
No Result
View All Result
AK Report
Home Social Post
Altin Goxhaj: Një familjeje me 4 anëtarë i duhen 24 mijë lekë maska në muaj, gjoba në faturën e dritave është ilegjitime

Altin Goxhaj: Një familjeje me 4 anëtarë i duhen 24 mijë lekë maska në muaj, gjoba në faturën e dritave është ilegjitime

11/10/2020
in Social Post

Përmes një lidhjeje të drejtpërdrejtë me Faxnews, avokati Altin goxhaj foli në lidhje me vendimin e djeshëm të Edi Ramës për bërjen të detyrueshme të mbajtjes së maksave edhe në ambiente të hapura. Gjatë analizës së tij ai përllogariti koston mujore të maskave për një familje me katër anëtarë. Plot 240 mijë lekë të vjetra i kushton një familjeje mesatare shqiptare mbajtja e maskave, gë që sipas tij është e papërballueshme nga xhepat e shqiptarëve. Ndër të tjera ai e quajti një akt të paligjshëm vendimin për gjobitjen në rast se nuk mbahet maska.

Absurdi për Goxhajn është pikërisht fakti se kjo gjobë i bashkangjitet faturës së ditave dhe shtoi se kjo është antiligjore.

Goxhaj tha:

Sipas të gjitha të dhënave një maskë nuk mjafton në ditë por duhen dy. Po sa bën një maskë në treg? Një maskë bën 1 mijë e 500 lekë të vjetra, rreth 1 euro ose 1 dollarë, dy maska të tilla në ditë kushtojnë 2 ose 3 mijë lekë të vjetra. Për një familje me 4 persona i bie që të harxhojë 8 mijë lekë ne ditë. A do hanë këta njerëz, a do pijnë këta njerëz, a do paguajnë drita këta njerëz? Unë sot dua t’i shpjegoj të gjithë qytetarëve shqiptarë se vendimi i qeverisë për t’i paguar gjobat nëpërmjet faturës së dritave është edhe më i paligjshëm se ato gjoba që u detyruan t’i falnin se ne i rrëzuam në gjykatë. Marrëdhënia e qytetarëve shqiptarë me OSSHEE është një marrëdhënie kontraktuale private midis dy palëve, midis një shoqërie aksionere dhe një qytetari. Të gjitha marrëdhëniet që ato kanë me njëra-tjetrën janë marrëdhënie reciprociteti, që rregullohen nga Kodi Civil dhe asnjëherë ato nuk mund të shkelen në mënyrë të njëanshme pa pasoja. Sipas ligjit për mbrojtjen e konsumatorëve, një faturë është vetëm një faturë, që shpreh vetëm atë që përmban fatura, pra shpenzimi dhe shërbimi që ke marrë me çmimin që e përcakton Enti Rregullator i Energjisë. Të vetmet penalitete që mund të përfshihen në një faturë, janë vetëm ato të energjisë elektrike, çdo penalitet tjetër është ilegjitim.

Next Post
‘Mos të ngelemi vetëm miq në Facebook’, Kujtim Gjuzi befason me zgjedhjet e tij: Takim me Jozefina Topallin dhe darkë me Spiropalin

‘Mos të ngelemi vetëm miq në Facebook’, Kujtim Gjuzi befason me zgjedhjet e tij: Takim me Jozefina Topallin dhe darkë me Spiropalin

Discussion about this post

Të rekomanduara

No Content Available

Tematikat

agjensi marketingu AK DIGITAL AGENCY Big market biznes Cako ecommerce marketing social media marketing UET UETI universiteti europian webdesign webdevelopment Website
  • About
  • Advertise
  • Careers
  • Contact

© 2021 AK Report Portal i pavarur i lajmeve, analizës dhe komenteve i krijuar me vet-iniciativë.

No Result
View All Result
  • Aktualitet
  • Biznes
  • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Evropa
  • Privacy Policy
  • Bota

© 2021 AK Report Portal i pavarur i lajmeve, analizës dhe komenteve i krijuar me vet-iniciativë.