AK Report
Monday, May 16, 2022
No Result
View All Result
  • Aktualitet
  • Biznes
  • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Evropa
  • Privacy Policy
  • Bota
Marketing
AK Report
  • Aktualitet
  • Biznes
  • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Evropa
  • Privacy Policy
  • Bota
No Result
View All Result
AK Report
Home POLITIKE
Aleati i Bashës i sinqertë, Nard Ndoka rrëfen skenarin: Krimi po braktis Ramën, e mirëpresim votën e tyre! Më mirë të bëhen me ne kriminelët

Aleati i Bashës i sinqertë, Nard Ndoka rrëfen skenarin: Krimi po braktis Ramën, e mirëpresim votën e tyre! Më mirë të bëhen me ne kriminelët

15/10/2020
in POLITIKE

Kreu i PDK-së, Nard Ndoka deklaroi se grupet kriminale po largohen nga Rama. Ai shtoi se opozita e mirëpret votën e tyre. Ndoka thotë se nuk do të përdoren ashtu sikurse bënte kryeministri Rama.
Kreu i PDK-së, Nard Ndoka u shpreh në një debat televiziv se grupet kriminale po largohen nga Rama.
Ai shtoi se opozita e mirëpret votën e tyre, pasi nuk do të përdoren ashtu sikurse bënte kryeministri Rama me ta.
Deklaratat e kryeministrit Edi Rama se Ilir Meta takon skutave kriminelet që janë viktima të OFL për të marrë mbështetjen dhe votën e tyre si dhe të numrit dy të qeverisë Erion Braçe se opozita ka kontaktuar elementët më kriminalë në vend për t’i pasur si mbështetje më 25 prill, qënkan 100 përqind të vërteta.
Aleati i Bashes, me atë sinqeritetin e tij e ka rrëfyer këtë fakt, duke zbuluar 7 muaj para zgjedhjeve skenarin e thithjes se mbështetjes financiare dhe votës se kriminelëve, kohë e mjaftueshme për organet ligjzbatuese që të minimizojnë dëmin që mund të sjellë ky bashkëpunim mes politikës dhe krimit!

Ndoka: Rama ka bërë fushata marramendëse me para të pista. Pjesa e dukshme e financimit është probleme. Rama ka shfrytëzuar 10-fishin e buxhetit të shteti për fushatë. Edhe grupet kriminale janë larg Ramës sot. Grupet kriminale të rrinë në punën e tyre ose të përgjigjen para drejtësisë.

Edmond Bejtaj: Po ju shpresoni që të kalojnë ju, se ata nuk rrinë në punën e tyre?!

Ndoka: Më mirë të bëhen me ne dhe të votojnë për opozitën. E mirëpresim edhe votën e tyre. Ne nuk i përdorim si Rama, po votuan opozitën nuk ka ndonjë gjë të keqe. E djathta kurrë nuk është ulur me krimin. / Tema

 

 

 

 

 

 

Next Post
Meta nuk fshihet më, paralajmëron hapur ambasadorët: Nëse

Vjen deklarata ‘bombë’ e Ilir Metës, presidenti tregon lëvizjen e grupeve kriminale në prag të zgjedhjeve: Bosët e vërtetë kurrë nuk preken, por...

Discussion about this post

Të rekomanduara

No Content Available

Tematikat

agjensi marketingu AK DIGITAL AGENCY Big market biznes Cako ecommerce marketing social media marketing UET UETI universiteti europian webdesign webdevelopment Website
  • About
  • Advertise
  • Careers
  • Contact

© 2021 AK Report Portal i pavarur i lajmeve, analizës dhe komenteve i krijuar me vet-iniciativë.

No Result
View All Result
  • Aktualitet
  • Biznes
  • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Evropa
  • Privacy Policy
  • Bota

© 2021 AK Report Portal i pavarur i lajmeve, analizës dhe komenteve i krijuar me vet-iniciativë.