Advertisement
  • KREU
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • RAJONI
  • EVROPA
  • BOTA
  • HISTORI
  • SPORT
  • SHOWBIZ
Saturday, April 10, 2021
  • KREU
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • RAJONI
  • EVROPA
  • BOTA
  • HISTORI
  • SPORT
  • SHOWBIZ
No Result
View All Result
No Result
View All Result
Aktori i njohur Viktor Zhusti letër Robert Nrenikës “U lodh duke na pritur Shën Pjetri”  Nëse është fat, herët apo vonë do të…

Aktori i njohur Viktor Zhusti letër Robert Nrenikës “U lodh duke na pritur Shën Pjetri” Nëse është fat, herët apo vonë do të…

akreport by akreport
02/01/2021

Share on FacebookShare on Twitter

Aktori i njohur Viktor Zhusti ka shkruar një letër virtuale për aktorin tjetër Robert Nrenika me rastin e ardhjes së Vitit të Ri.

ndrenika-zhusti

I ndjerë pak në faj për mungesën e takimeve, Zhusti shkruan pse aktorët nuk kujtohen për urime në raste të tilla.

Artikulli i plotë:

Urime per Vitin e Ri 2021.
(Sivëllait dhe kolegut fisnik ROBERT NDRENIKA )
Robert i dashur!
Unë, përgjithësisht shkruaj urime dhe për Krishtlindje dhe për Bajram dhe për ditëlindje dhe për ndonjë festë tjetër. Shkruaj pse, urimet në të tilla raste, si një urë e brishtë më lidhin me jetën, pasi, me pëlqen a jo, pensioni dhe mosha, vendosin një kufi të dhimbshëm me njerëzit, botën, artin…

Do desha, i dashur Bert, më këtë rast, sëbashku me ty, emër për emër, të uroj dhe dhjetëra miq, kolegë, aktorë e regjisorë, brenda e jashtë vendit, por siç fort mire e di dhe ti, kjo “dreq raca jonë”, ka kujtesë njerëzore kur është rasti për të justifikuar harresat e veta (qoftë dhe të tekstit gjatë shfaqjes), por nëse “guxon” të harrosh pa përmendur qoftë dhe njeri prej tyre, (siç dhe më ka ndodhur), ke lënduar keqazi sedrën e tij dhe, ky “mëkat i ububushëm”, jo vetëm që nuk të falet, por as dhe të fshijet më kurrë nga CiVi-ja, (siç dhe e kam provuar), pasi në të tilla raste, kemi kujtesë elefantësh… Prandaj, duke mos dashur të rregulloj një gabim bëj një më të madh, urimi për të gjithë, ndonse tepër i përzemërt, është i përgjithshëm.

I miri Bertuç! I nisëm studimet së bashku, në të njëjtën klasë, në Vitin e hershëm 1960 dhe 60 vjet pas tyre, nuk u lodhëm as nga humori dhe as nga hallet e njeri-tjetrit. Ka rastisur që dhe ta kemi mërzitur njeri-tjetrin, por kurrë nuk iu mërzitëm njeri-tjetrit.
Diferenca jonë në moshë është 10 muaj (e ke ndjerë, besoj, respektin ndaj teje si më i madh…) e m egjithë këtë diferencë të vogël, çdo herë, në skenë t’i luaje “babanë e dhimbshëm”, unë “djalin plangprishës”, ti të mirin, unë të keqin, kur luajtëm një akt nga Shekspiri, ti zgjodhe Otellon, mua më le Jagon, unë (nga respekti siç të thashë), të kam thirrur më shkurtime miqësore: Bert, Bertuç, (së fundi me shkurtimin amerikan) Bob, kurse ti (si me karakter më të qëndrueshëm), vazhdimisht me nofkën “ e grek-o”, e prapë nuk u keqkuptuam si njerëz, nuk u ndamë si shokë, nuk nguruam të bashkëpunojmë si kolegë.
Po bëhet gati një vit që nuk jemi takuar, ti në atë-dhe, unë në mëmë-dhe. Na distancoi (s’më vjen për mbarë të them “n’a ndau”) Covid 19-ta e megjithatë qetësohem sa herë dëgjoj emrin dhe zërin tënd dhe në atë zë, shquaj nuance humori e gjallërie, pasi edhe pse “bir plangprishës”, më shqetëson shëndeti jot, “baba”…

S’ka pse nxitohemi dhe as të merzitemi se u lodh duke na pritur Shën Pjetri, kemi akoma motive për të qëndruar në këtë botë, në këmbë, të gjallë, energjikë, hajde, po shtoj dhe: optimistë… Pastaj ti vetë e ke pohuar (sa kam qeshur kur tek “Thëniet filozofike”, krahas atyre të Aristotelit, Konfucit, Comeniusit etj, lexova të shtuar dhe thënien tënde) “S’ka pse nxitohesh, nëse është fat, herët apo vonë, do të ndodhë” !

Dhe kështu, Bob i dashur, të uroj që motmotin e ri 2021 t’a kalojmë gëzueshëm, mes dashurisë (reale a virtuale) të të afërmve, miqve, kolegëve edhe pse në horizontin tonë dhe të këtij vendi sherrxhinjsh ku u rritëm, në këtë fillim dimri, shfaqjen herë pas here, re të zeza…

Tags: LeterRobert DrenikaViktor Zhusti
ShareTweetShare

TË NGJASHME

Përfundon seanca, Gjykata e Tiranës cakton masën për tre kontrollorët e AlbControl

Përfundon seanca, Gjykata e Tiranës cakton masën për tre kontrollorët e AlbControl

10/04/2021

Ka përfunduar seanca për tre kontrollorët e AlbControl, Flora Ndrecaj, Armando Fezga dhe Muhin Mezini, të cilët akuzohen për shpërdorim...

‘Shifrat u ulën si me “magji”- Tritan Shehu ngre dyshime: Të dhënat e Covid po i lëvizin rrezikshëm

‘Shifrat u ulën si me “magji”- Tritan Shehu ngre dyshime: Të dhënat e Covid po i lëvizin rrezikshëm

10/04/2021

Kandidati i Partisë Demokratike për deputet, Tritan Shehu ka hedhur dyshimet e tij mbi vërtetësinë e shifrave zyrtare të raportuara...

COVID i mori jetën, çfarë shkruante gazetarja e njohur për betejën e vështirë! Kolegët të pikëlluar

COVID i mori jetën, çfarë shkruante gazetarja e njohur për betejën e vështirë! Kolegët të pikëlluar

10/04/2021

Gazetarja Anila Dushi nga Shkodra ndërroi jetë mëngjesin e sotëm për shkak të COVID, në moshën 54-vjeçare. Pak ditë më...

Next Post
Rrugët e Romës mbushen me zogj të ngordhur

Rrugët e Romës mbushen me zogj të ngordhur

Discussion about this post

Editorial

Soko: Kemi paguar 1500 euro për çdo shqiptar të larguar, këtu ka vdekur shpresa

Soko: Kemi paguar 1500 euro për çdo shqiptar të larguar, këtu ka vdekur shpresa

09/04/2021

Rrëfimi i kontrollores së Rinasit/ Si u ulën rrogat mes tenderave të luksit në Albcontrol

Rrëfimi i kontrollores së Rinasit/ Si u ulën rrogat mes tenderave të luksit në Albcontrol

08/04/2021

Akuzat e Ramës për ‘grusht shteti’/ Bushati: Lidheni se u çmend

Akuzat e Ramës për ‘grusht shteti’/ Bushati: Lidheni se u çmend

08/04/2021

‘Faji e ka Saliu’, Berisha i përgjigjet Ramës: Kreu i Meduzës dhe ndrikull Gryksia kërkojnë të mbulojnë vjedhjet me financat e AlbControllit

‘Faji e ka Saliu’, Berisha i përgjigjet Ramës: Kreu i Meduzës dhe ndrikull Gryksia kërkojnë të mbulojnë vjedhjet me financat e AlbControllit

07/04/2021

“Synon të intimidojë zgjedhësit ditën e votimit” Kandidatja e PD padit në KQZ Ogerta Manastirliun

“Synon të intimidojë zgjedhësit ditën e votimit” Kandidatja e PD padit në KQZ Ogerta Manastirliun

07/04/2021

Këndvështrime

Ngjela zbulon “komplotin”: Aeroportin e bllokuan rusët me kaqolët, kullën e morën në dorë amerikanët

Ngjela zbulon “komplotin”: Aeroportin e bllokuan rusët me kaqolët, kullën e morën në dorë amerikanët

10/04/2021
Arjan Çani: Ikni sa më shpejt nga Shqipëria, nuk e imagjinoni çfarë do të ndodhë!

Arjan Çani: Ikni sa më shpejt nga Shqipëria, nuk e imagjinoni çfarë do të ndodhë!

09/04/2021
“Berisha e Meta gogoli i pikturuar nga Rama” , Zheji: Kryeministri qesharak, përdori çështjen e aeroportit për fushatë elektorale

“Berisha e Meta gogoli i pikturuar nga Rama” , Zheji: Kryeministri qesharak, përdori çështjen e aeroportit për fushatë elektorale

09/04/2021
Akuzat për grusht shteti, reagon Manjani: 2 alternativa, ose ta arrestojnë Metën, ose t’i hanë atë që s’thuhet

Akuzat për grusht shteti, reagon Manjani: 2 alternativa, ose ta arrestojnë Metën, ose t’i hanë atë që s’thuhet

09/04/2021
“Alo baba, jam keq, më duhen kontrollorë”, Çani: Rama i kërkoi ndihmë urgjent sulltanit. Shqipëria protektorat turk!

“Alo baba, jam keq, më duhen kontrollorë”, Çani: Rama i kërkoi ndihmë urgjent sulltanit. Shqipëria protektorat turk!

08/04/2021
Shqiptarë, rrëzojeni Ramën!

Shqiptarë, rrëzojeni Ramën!

08/04/2021

Rreth nesh


Mirësevini në AK Report- një qendër për bisedë rreth lajmeve dhe ideve. AK Report është krenar për aftësinë tonë për t'ju sjellë lajme të reja cdo-minutë nga Shqipëria dhe trojet Shqipëfolëse!

Marketing

Renditemi ndër faqet më të vizituara në vend
Reklama juaj shfaqet 24 orë në 7 ditë të javës
Efektivitet i lartë i reklamës suaj
Matje në kohë reale të ecurisë së fushatës tuaj
Mundësi për të targetuar audiencën që ju dëshironi

Te fundit

Përfundon seanca, Gjykata e Tiranës cakton masën për tre kontrollorët e AlbControl

‘Shifrat u ulën si me “magji”- Tritan Shehu ngre dyshime: Të dhënat e Covid po i lëvizin rrezikshëm

“U puthëm për herë të parë dhe ishte përjetë”, Eni Çobani: Si u njoha me bashkëshortin

  • Kontakt
  • Shtypi ditor
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Privacy Policy

© 2020 AK Report - Lajme të palëkundura!

No Result
View All Result
  • KREU
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • RAJONI
  • EVROPA
  • BOTA
  • HISTORI
  • SPORT
  • SHOWBIZ

© 2020 AK Report - Lajme të palëkundura!