Një aksident tragjik është regjistruar mëngjesin e sotëm në Institut. Mjeti me drejtues shtetasin E.B ka aksidentuar këmbësoren A.A., 25-vjeçe e cila si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën në spital.
Njoftimi:
Më datë 08.02.2021, rreth orës 07:15, në Institutit, mjeti me drejtues shtetasin E. B, ka aksidentuar këmbësoren shtetasen A. A., 25 vjeçe, e cila si pasojë e plagëve të marra ndërroi jetë në spital.
Drejtuesi i mjetit u shoqërua në Komisariat për veprime të metejshme hetimore.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Discussion about this post