Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e ditës së sotme, rreth orës 05:30 në aksin ‘Sarandë-Borsh’, ku një 60-vjeçar ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka ndëruar jetë.
Drejtuesi i mjetit tip ‘Opel’, 60-vjeçari J.B., ka ndërruar jetë në vend, ndërsa janë plagosur edhe dy pasagjerë të tjerë.
Burime bëjnë me dije se të plagosurit, L.K., 44 vjeç dhe A.Z., 47 vjeç janë dërguar për në spital ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.