AK Report
Monday, May 16, 2022
No Result
View All Result
  • Aktualitet
  • Biznes
  • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Evropa
  • Privacy Policy
  • Bota
Marketing
AK Report
  • Aktualitet
  • Biznes
  • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Evropa
  • Privacy Policy
  • Bota
No Result
View All Result
AK Report
Home SPORT
Agolli nga Amerika ‘apel’ qeverise Shqipëtare!

Agolli nga Amerika ‘apel’ qeverise Shqipëtare!

18/10/2020
in SPORT

Ansi Agolli ka folur sidomos edhe për mungesën e futbollit në Shqipëri si pasojë e bojkotit të Ligës Profesioniste, që ngulmon me të drejtë te miratimi i Ligjit për Sponsorizim si rruga e vetme për të kthyer faqen dhe për t’u rritur në vitet në vazhdim, si në cilësi, ashtu edhe marketing.

“Në çdo aspekt si shtet, kemi qenë dhe jemi mbrapa, mirëpo jemi ende në kohë për të përmirësuar disa gjëra që në pamje janë të vogla, por shumë të rëndësishme për të çuar përpara një sport, që është mjaft i dashur për vendin tonë. Perveç se të arrish në kupat e Europës, të ardhurat në klubet shqiptare janë pothuajse zero. Kjo gjë i bën investitorët në futboll, apo edhe në sporte të tjera të jenë të kursyer e shumë prej tyre edhe të frikësuar për faktin se investimet e tyre do të shkojnë dëm. Kemi parë shumë biznesmenë që kanë pasur skuadra të tërhiqen nga investimi në sport dhe i mirëkuptoj plotësisht. Ky është momenti ku me anë të këtij ligji të kthesh edhe një herë njerëzit e biznesit, të investojnë në futboll sidomos në kampionatin shqiptar, sepse sa më shumë investim të ketë aq me shume rritet kualiteti i klubeve. Me aprovimin e këtij ligji, hapet një kapitull mjaft i rëndësishëm për futbollin shqiptar që padyshim është diçka mjaft pozitive për të ardhmen. Uroj të aprovohet sa më shpejt dhe që topi të fillojë sërish së rrotulluari në Shqipëri.

E kam hasur personalisht kur kam luajtur edhe vetë te Tirana dhe në një farë mënyrë i mirëkuptoja ato biznesmenë, të cilët kishin probleme me pagesat, por për shumë futbollistë në Shqipëri ajo rrogë është mënyra e vetme e jetesës ndaj dhe apeli im është që qeveria duhet të reflektojë, sepse është një mundësi mjaft e mirë për ta çuar futbollin në Shqipëri në një nivel akoma më të lartë se sa është tani. Siç e thashë më lart, futbolli është sporti më i dashur në Shqipëri nga çdo njeri”, deklaroi Agolli për Telesport.

Next Post
Aksidenti në kanionet e Osumit, Artan Hoxha: Si u nxor dhe refuzimi për ta çuar me helikopter

Aksidenti në kanionet e Osumit, Artan Hoxha: Si u nxor dhe refuzimi për ta çuar me helikopter

Discussion about this post

Të rekomanduara

No Content Available

Tematikat

agjensi marketingu AK DIGITAL AGENCY Big market biznes Cako ecommerce marketing social media marketing UET UETI universiteti europian webdesign webdevelopment Website
  • About
  • Advertise
  • Careers
  • Contact

© 2021 AK Report Portal i pavarur i lajmeve, analizës dhe komenteve i krijuar me vet-iniciativë.

No Result
View All Result
  • Aktualitet
  • Biznes
  • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Evropa
  • Privacy Policy
  • Bota

© 2021 AK Report Portal i pavarur i lajmeve, analizës dhe komenteve i krijuar me vet-iniciativë.