Aktivisti Adriatik Lapaj tha në Open se me rritjen e çmimeve të karburanteve të gjithë u ngritën në protestë dhe çmimi ra.
“Më pas protestat u zbehën dhe çmimet u rritën,” u shpreh ai.
“Shtetet normale dhe rreth neth kanë marrë masa duke qenë se do vijë krizë. Ka rritje të subvencionit për produkte të ndryshme si patatja, gruri, misri etj.
Subvencionet në Kosovë, 50 mln euro për vitin që vjen. Në Shqipëri 26 mln euro.
Në Maqedoninë e Veriut 160 mln euro. Nesër ne dalim në 17:00 mbasdite, çdo qytetar të dalë para kryeministrisë që s’jemi dakord që të vidhemi,” tha Lapaj.