E thënë më saktë, pala e dytë që është është përfituese e banesës duhet të plotësojë kushtet mos premtimit dhe mospërdorimit nga një palë e tretë, pra qytetari që e përfiton banesën, as nuk mund ta shesë dhe as nuk mund ta dhurojë atë.
Sipas vendimit të botuar, nëse qytetari që i kalon pronësia e shtëpisë të re nuk plotëson të gjitha kushtet e vendosura në legjislacionin në fuqi, atëherë kjo marrëveshje nuk do të ketë fuqi ligjore dhe shteti zhvishet nga të gjitha detyrimet e ngarkuara në këtë aktmarrëveshje.
Shtëpitë individuale dhe apartamentet që do të kalojnë në pronësi të qytetarëve përfitues të programeve të rindërtimit, nuk mund të shiten apo të dhurohen. Në vendimin e botuar në Fletoren Zyrtare, u botua vendimi “Për përcaktimin e rregullave, të kategorive prioritare, masës së përfitimit, autoriteteve përgjegjëse dhe procedurave për vlerësimin dhe përzgjedhjen e përfituesve nga disa programe të procesit të rindërtimit” dhe ky vendim parashikon ndalimin e përdorimit të kësaj banese nga një palë e tretë.
E thënë më saktë, pala e dytë që është është përfituese e banesës duhet të plotësojë kushtet mos premtimit dhe mospërdorimit nga një palë e tretë, pra qytetari që e përfiton banesën, as nuk mund ta shesë dhe as nuk mund ta dhurojë atë. Sipas vendimit të botuar, nëse qytetari që i kalon pronësia e shtëpisë të re nuk plotëson të gjitha kushtet e vendosura në legjislacionin në fuqi, atëherë kjo marrëveshje nuk do të ketë fuqi ligjore dhe shteti zhvishet nga të gjitha detyrimet e ngarkuara në këtë aktmarrëveshje.
Ndërkaq, siç thuhet edhe në vendim, kontrata e kalimit të pronësisë duhet të shoqërohet me deklaratën noteriale të heqjes dorë, nga subjektet përfituese, nga çdo pretendim mbi të drejtat e pronësisë për banesën apo shtëpinë individuale të mëparshme.
Por me cilin argument ka vendosur shteti të dhurojë shtëpi në kuadër të procesit të Rindërtimit me kushtin që ajo shtëpi as të mos dhurohet dhe as të mos shitet nga përfituesit? Nëse banesa që qytetari përfiton nga Rindërtimi kalon në pronësi të tij, përse nuk duhet që ta menaxhojë ai pronën e tij, në mënyrë që edhe në rast se në një moment të caktuar mund t’i lindë nevoja ta shesë, ta bëjë atë?
Të gjithë qytetarët që kanë përfituar shtëpi në kuadër të procesit të Rindërtimit, janë të kushtëzuar të kenë përjetësisht një banesë, në të cilën vetëm do të mund të jetojnë, por nuk mund ta shfrytëzojnë siç u takon me të drejtën e pronës së tyre, për arsye absurde!
-Pala e parë, deklaron dhe garanton palën e dytë për secilën prej çështjeve të mëposhtme:
i) merr përsipër që ndërtimin e pasurisë ta kryejë në përputhje me parimet e rindërtimit, sipas kushteve dhe teknikave që parandalojnë rreziqet e fatkeqësive natyrore në të ardhmen, bazuar në konceptin “rindërto më mirë”; ii) merr përsipër të dorëzojë pasurinë, sipas parimit “me çelësa në dorë”, të gatshme për banim;
iii) do të përmbushë detyrimet dhe do të plotësojë kushtet e parashikuara në këtë marrëveshje;
iv) për aq kohë sa kjo marrëveshje do të jetë në fuqi, pasuria, objekt i kësaj marrëveshjeje, nuk mund t’i premtohet, t’i jepet në përdorim apo t’i shitet një pale të tretë; v) pala e parë deklaron dhe siguron se ka autoritetin dhe miratimet e duhura për të nënshkruar, zbatuar dhe përmbushur dispozitat e kësaj marrëveshjeje; vi) pala e parë merr përsipër dhe garanton palën e dytë se, përgjatë gjithë kohëzgjatjes që do të duhet për dorëzimin e pasurisë, sipas parimit “me çelësa në dorë”, do t’i sigurojë subvencionin e pagesës së qirasë deri në momentin që kësaj pale t’i kalojë e drejta e pronësisë së pasurisë, në bazë të vlerave dhe kushteve të miratuara, në përputhje me aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi.
-Pala e dytë deklaron dhe garanton palën e parë për secilën prej çështjeve të mëposhtme:
i) pala e dytë pranon kushtet në këtë marrëveshje dhe është plotësisht dakord që, në momentin e duhur dhe pas plotësimit të kushteve të vendosura sipas legjislacionit në fuqi, të nënshkruajë kontratën përfundimtare të kalimit të pronësisë së pasurisë, objekt i kësaj marrëveshjeje; ii) kjo marrëveshje përbën një detyrim ligjor, të vlefshëm dhe të ekzekutueshëm për palën e dytë, e cila i ka të gjitha kompetencat të lidhë këtë marrëveshje dhe të përmbushë detyrimet që rrjedhin prej saj; pala e dytë do të nënshkruajë deklaratën noteriale për heqje dorë, sipas parashikimeve të legjislacionit në fuqi./Dosja
Discussion about this post