• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Marketing
  • Privacy Policy
  • KREU
  • VENDI
  • RAJONI
  • EVROPA
  • BOTA
  • SPORT
  • SHOWBIZ
Saturday, February 27, 2021
No Result
View All Result
  • KREU
  • VENDI
  • RAJONI
  • EVROPA
  • BOTA
  • SPORT
  • SHOWBIZ
No Result
View All Result
No Result
View All Result
A ndikon Covid-19 te fertiliteti mashkullor? Ekspertët komentojnë dëshmitë e reja

A ndikon Covid-19 te fertiliteti mashkullor? Ekspertët komentojnë dëshmitë e reja

by akreport
30/01/2021
Share on FacebookShare on Twitter

Rastet më të rënda me Covid-19 mund të shkaktojnë pasoja te cilësia e spermës, duke ndikuar kështu te fertiliteti mashkullor. Kështu sugjeron një studim i ri i botuar të enjten në revistën “Reproduction”- “Riprodhimi”.

“Ky raport siguron dëshmitë e para të drejtpërdrejta që infeksioni me Covid-19 prek cilësinë e spermës dhe potencialin riprodhues të meshkujve”, thuhet në studim. Megjithatë, ekspertë të ndryshëm, jo të përfshirë në studim, shfaqën menjëherë mosbesim rreth përfundimeve të nxjerra.

“Unë bëj thirrje për kujdes në interpretimin e këtyre të dhënave. Për shembull, autorët thonë që nga të dhënat vërtetohet se infektimi me Covid-19 shkakton dëmtim me pasoja të funksioneve riprodhuese mashkullore, por në fakt, tregon vetëm një lidhje të tërthortë”, thotë për CNN, Allan Pacey, profesor i andrologjisë në Universitetin e Shefilldit.

“Edhe kur sëmuresh me grip të thjeshtë, niveli i spermatozoideve mund të bjerë deri në 0 për pak javë ose muaj. Kjo e bën të vështirë të zbulosh se rezultatet e këtij studimi kanë të bëjnë drejtpërdrejt me Covid-19, apo thjesht me faktin që personat e testuar kanë qenë sëmurë”, thotë për CNN dr. Channa Jayasena, konsulente në endokrinologji dhe andrologji në “Imperial College” të Londrës.

“Është e rëndësishme të vihet në dukje se nuk ka asnjë dëshmi të pranisë së Covid-19 te spermatozoidet, dhe nuk ka asnjë dëshmi që virusi mund të transmetohet përmes tyre”, thotë Alison Murdoch, drejtuese e Qendrës së Fertilitetit në Njukasëll, Angli.

Studimi në fjalë është realizuar nga Universiteti “Justus Liebig”, në Gisen (Giessen), Gjermani. Në të, janë përfshirë 84 meshkuj të infektuar me Covid-19 dhe 105 të tjerë jo të infektuar. Atyre u janë marrë kampionë sperme çdo 10 ditë për 60 ditë.

Studimi zbuloi se meshkujt me Covid-19 kishin pësuar rënie të madhe të nivelit të inflamatorëve dhe oksidativëve në qelizat e spermatozoideve. Lëvizshmëria, përqendrimi dhe forma e tyre gjithashtu kishte pësuar modifikime nga virusi. Përkeqësimi ishte edhe më i madh në rastet ku sëmundja ishte kaluar më rëndë.

“Të gjitha këto pasoja kanë ndikuar në uljen e cilësisë së spermës, kanë ulur potencialin fertilizues. Edhe pse këto efekte kanë tendencën që të përmirësohen me kalimin e kohës, mbeten të larta te pacientët që kanë kaluar Covid-19”, tha kryesuesi i studimit, Behzad Hajizadeh Maleki, një student doktorature në Universitetin “Justus Liebig”.

ShareTweetShare

Next Post
Tirana, si qytet i ndërtuar nga mafia në mes të shkretëtirës!

Tirana, si qytet i ndërtuar nga mafia në mes të shkretëtirës!

Discussion about this post

  • Trending
  • Comments
  • Latest
U nis për trajtim në Turqi? Ardit Gjebrea publikon fotot dhe zbulon gjendjen shëndetësore

U nis për trajtim në Turqi? Ardit Gjebrea publikon fotot dhe zbulon gjendjen shëndetësore

24/02/2021
Ngjarje e rëndë/ I riu i jep fund jetës duke u varur në pemë. Policia: Nga këqyrja paraprake në trupin e pajetë…

Ngjarje e rëndë/ I riu i jep fund jetës duke u varur në pemë. Policia: Nga këqyrja paraprake në trupin e pajetë…

20/02/2021
Gentian Zenelaj rrëfen luftën me Covid-19: Mendova se i braktisa fëmijët në momentin më delikat

Gentian Zenelaj rrëfen luftën me Covid-19: Mendova se i braktisa fëmijët në momentin më delikat

21/02/2021
Tronditëse! Koronavirusi u merr jetën dy vëllezërve nga Mati brenda 24 orëve

Tronditëse! Koronavirusi u merr jetën dy vëllezërve nga Mati brenda 24 orëve

26/02/2021
Goditet me leva hekuri mbështetësi i PD: Mos bëj fushatë tek Unaza e Re!

Goditet me leva hekuri mbështetësi i PD: Mos bëj fushatë tek Unaza e Re!

21/02/2021
I varfëri nuk emigron dot!

I varfëri nuk emigron dot!

27/02/2021
Bejtja: Basha, tradhtari më i madh i kombit nëse bashkëqeveris me Ramën

Bejtja: Basha, tradhtari më i madh i kombit nëse bashkëqeveris me Ramën

27/02/2021
Shqipëria në situatë kritike nga pandemia, mjekët kërkojnë mbylljen e shkollave, lokaleve dhe urbanëve për 1 muaj

Shqipëria në situatë kritike nga pandemia, mjekët kërkojnë mbylljen e shkollave, lokaleve dhe urbanëve për 1 muaj

26/02/2021
Tronditëse! Koronavirusi u merr jetën dy vëllezërve nga Mati brenda 24 orëve

Tronditëse! Koronavirusi u merr jetën dy vëllezërve nga Mati brenda 24 orëve

26/02/2021
Flet djali i Sokol Olldashit: Basha, Topalli, kandidimi dhe mesazhet e miqve të babait

Flet djali i Sokol Olldashit: Basha, Topalli, kandidimi dhe mesazhet e miqve të babait

26/02/2021

Rreth nesh


Mirësevini në AK Report- një qendër për bisedë rreth lajmeve dhe ideve. AK Report është krenar për aftësinë tonë për t'ju sjellë lajme të reja cdo-minutë nga Shqipëria dhe trojet Shqipëfolëse!

Marketing

Renditemi ndër faqet më të vizituara në vend
Reklama juaj shfaqet 24 orë në 7 ditë të javës
Efektivitet i lartë i reklamës suaj
Matje në kohë reale të ecurisë së fushatës tuaj
Mundësi për të targetuar audiencën që ju dëshironi

Te fundit

I varfëri nuk emigron dot!

Bejtja: Basha, tradhtari më i madh i kombit nëse bashkëqeveris me Ramën

Shqipëria në situatë kritike nga pandemia, mjekët kërkojnë mbylljen e shkollave, lokaleve dhe urbanëve për 1 muaj

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Marketing
  • Privacy Policy

© 2020 AK Report - Lajme të palëkundura!

No Result
View All Result
  • KREU
  • VENDI
  • RAJONI
  • EVROPA
  • BOTA
  • SPORT
  • SHOWBIZ

© 2020 AK Report - Lajme të palëkundura!