• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Marketing
Saturday, January 16, 2021
  • KREU
  • VENDI
  • RAJONI
  • EVROPA
  • BOTA
  • SPORT
  • SHOWBIZ
No Result
View All Result
  • KREU
  • VENDI
  • RAJONI
  • EVROPA
  • BOTA
  • SPORT
  • SHOWBIZ
No Result
View All Result
No Result
View All Result
A e duan shqiptarët dijen? Fara është e mirë, por mjedisi është i keq! Monolog nga Erion Kristo

A e duan shqiptarët dijen? Fara është e mirë, por mjedisi është i keq! Monolog nga Erion Kristo

04/12/2020
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Erion Kristo

Një mjegull e zezë endet mbi Shqipëri. Është mjegulla e injorancës. Ajo ka hedhur rrebeshin e saj ngado nëpër Shqipëri. Ajo po largon mentarët dhe po shton të paditurit. Gati dhjetë mijë fëmijë shkojnë çdo vit për të studiuar jashtë vendit. Prej tyre vetëm një përqindje e vogël kthehet në atdhe. Shumica mbetet jashtë. Ata zënë vend në katedrat më prestigjioze dhe shpesh janë kandidatë për çmime ndërkombëtare. Dikur ishte një projekt që kërkonte të thithte trurin e larguar. Pastaj, menduan se nuk kishte fare vlerë truri, madje mund të zëvendësohej nga truri i klonuar. Dhe kështu padija mbizotëroi.

Padija u shndërrua në mit. Padija mori vlerë. Sa më i paditur, aq më lart në shkallët e shoqërisë, aq më shumë pushtet. Dhe padija i zuri të tërë për fyti: pushtetin, shtetin, akademitë, universitetet, shkollat, fëmijët, të rriturit. Gjithkënd. Se padija është më keq se virusi që të futet në grykë. Padija të hyn në mendje dhe më e keqja është se të krijon ndjesinë e dijes, të krijon idenë se gjërat po shkojnë mirë. Dhe kush kundërshton shokun Kanan, merret me shpulla. Dhe kështu kemi mbetur në një llumnajë. Në llumnajën e padijes. Akademikët i kemi të paditur, deri dhe kriminelët i kemi të paditur.

Po ne këto i dimë. Domethënë e dimë që jemi në duart e padijes. Po duhet të japim mesazhe pozitive, se na zemërohen të paditurit, dhe ju duket sikur i ofendon. Se i padituri të jep mend edhe kur s’ka. I padituri barabitet me ty dhe të copëton me kritika. I padituri di. Ai e di mirë gjuhën e padijes. Edhe Fan Noli e ka thënë: Anës dijes i panxënë. Mesazhi pozitiv është: gjenet i kemi të mira, institutet i kemi për të qarë hallin. Një shoqëri që nuk investon për shkencën, do ta hajë sapunin për djathë.

Çfarë po prodhon shkolla? Po ua lë ju përgjigjen. Nuk ka pse të jem unë negativ.

Everest

A kemi mësues të mirë? Përgjigjen tuaj e di. Përgjigjja ime është: Po. Në mos janë shumë të mirë, përpiqen shumë e paguhen pak. Ne kërkojmë gjithçka prej tyre, por nuk kemi pyetur ndonjëherë: A u kemi dhënë gjithçka për t’u kërkuar gjithçka.

Kush është fajtori për këtë gjendje? Përgjigja duhet të fillojë nga vetja. Unë duhej të kisha bërë më shumë. Kjo është meaculpa. Po juaja? A e doni juve dijen? A sakrifikoni për të? A ju vlen dija kur e merrni? A kanë dhënë qeveritë më të mirën e tyre apo më të keqen?

Por dija nuk është vetëm diçka që ka të bëjë me personin, por dhe me kolektivitetin. Se kolektiviteti të vret nëse ti studion dhe nuk punësohesh dhe punësohet ai që nuk studion. Se kolektiviteti të vret kur të vë prift dhe të rruan mjekrën, kur je mësues dhe të mëson, dhe duhet të tregohesh modest se fyhen njerëzit.

Por duhet të jemi pozitivë, jo negativë. Ka mësues të përkryer. Ka dhe njerëz që janë mirënjohës ndaj tyre. Ka drejtues të shkëlqyer që meritojnë respekt. Ka dhe militantë të sëmurë.

Si shpjegohet që shumë nxënës shqiptarë shkëlqejnë në botë? Ata dalin më të mirët. Ngrenë flamurin në Greqi, marrin medalje presidenciale në Amerikë, fitojnë katedra nëpër Evropë, fitojnë çmime ndërkombëtare. Pra jemi pozitivë. Janë këta mësues që shajmë që e mundësuan këtë fibër. Nuk është faji i mësuesve që shpesh u kërkojnë thjesht letrat të jenë në rregull, jo proceset mësimore. Nuk është faji i mësuesve që paguhen sa për të mbajtur frymën gjallë dhe u kërkohet përgjegjësi sikur janë duke shpërndarë tendera.

Duhet një vizion tërësisht i ri për arsimin. Arsimi duhet parë si shpëtimi i kombit, si rruga drejt çdo lartësie që nuk e kemi arritur deri më tani. Vizion i ri për shkollat, investimet, kurrikulat, statusin e mësuesit. Ky vend nuk mund të qeveriset më nga skafistët, por nga mësuesit, nga dija. Kushtet tani nuk e lejojnë, por kushtet mund të ndryshojnë dhe duhet të ndryshojnë. Mësuesve duhet t’u dyfishohet rroga, sepse u është trefishuar barra. Shkollat si qendra komunitare janë të domosdoshme dhe diçka po bëhet për këtë. Teknologjia në shkolla duhet të jetë shumë herë më e lartë. Shkolla nuk ka vetëm mure, por dhe laboratorë. Shkollat e larta duhet të pësojnë një revolucion konceptual. Të zhduken plagjiaturat. Të kapërcehet me kujdes kjo plagë.

Të mos jenë universitetet si çifligje. Pedagogët të mos fusin duart në xhepat e studentëve. Unë premtoj më shumë kujdes nga ana ime. Por duhet nxitur të menduarit kritik, toleranca, kujdesi ndaj bullizmit. Duhet kanalizuar energjia e pafund rinore në aktivitete dobiprurëse. Duhen luftuar skifterët rreth shkollave dhe diçka po bëhet. Duhet konceptuar nga e para qëllimi dhe realizimi i shkollës. Drejtuesit duhet të jenë vizionarë, jo… Fëmijët të rriten me dinjitet dhe të mos përdoren në mitingje.

Tags: akreportErion kristomonolog
ShareTweetShare

TË NGJASHME

‘Darka e fundit’/ Pano Soko: Faturën se ka paguar as Samiri, as ministrat, por ju qytetarë
AKTUALITET

‘Darka e fundit’/ Pano Soko: Faturën se ka paguar as Samiri, as ministrat, por ju qytetarë

10/01/2021

Soko shkruan se kostoja e darkës nuk është kostoja e ushqimit, por ajo që është folur aty, që është dakordësuar....

Read more
“Darka e fundit” në Dubai
KËNDVËSHTRIME

“Darka e fundit” në Dubai

10/01/2021

Nga Andi Bushati Qeveria Rama u gjend papritmas e përmbytur nga një video disa sekondshe dhe një buqetë fotosh të...

Read more
“Turp i madh”, Aida Shtino del me reagimin e revoltuar dhe ngre alarmin: Ta gëzojmë diktaturën miq!
AKTUALITET

“Turp i madh”, Aida Shtino del me reagimin e revoltuar dhe ngre alarmin: Ta gëzojmë diktaturën miq!

08/01/2021

Gazetarja Aida Shtino ka shpërthyer në rrjetet sociale pas vendimit të CEO-s së Facebook, Mark Zuckerberg-ut për të mbyllur llogaritë...

Read more
“Iu përul ushtarëve otoman”/ Gjekmarkaj: Rama s’ka respekt për Skënderbeun
KËNDVËSHTRIME

“Iu përul ushtarëve otoman”/ Gjekmarkaj: Rama s’ka respekt për Skënderbeun

07/01/2021

Analisti Agron Gjekmarkaj, ka kritikuar vizitën e sotme të kryeministit Rama në Turqi. Sipas Gjekmarkaj, përulja e Ramëspara uniformave ushtarake...

Read more
Andi Bushati: Rama po bën të pëlqyerin e Greqisë e të bindurin e Erdoganit!
KËNDVËSHTRIME

Andi Bushati: Rama po bën të pëlqyerin e Greqisë e të bindurin e Erdoganit!

07/01/2021

Analisti Andi Bushati tha sot në “Open” se kryeministri Edi Rama po bën thjesht korrierin, të pëlqyerin e Mitsotaqis dhe...

Read more
Vizita e Ramës në Turqi/ Lubonja: Kryeministri luan me dy porta. Pritja madhështore? Besoj se mbizotërojnë interesat
KËNDVËSHTRIME

Vizita e Ramës në Turqi/ Lubonja: Kryeministri luan me dy porta. Pritja madhështore? Besoj se mbizotërojnë interesat

07/01/2021

Analisti Fatos Lubonja, i ftuar në rubrikën “Opinion” në “News 24” deklaroi se Rama dhe Erdogan duket se instrumentalizojnë njëri-tjetrin,...

Read more
Next Post
Masakër në mes të Bllokut! Policia fut në makinë si kafshë të riun, ai u kërkon ndihmë qytetarëve: Me filmoni, jam i pafajshëm!

Masakër në mes të Bllokut! Policia fut në makinë si kafshë të riun, ai u kërkon ndihmë qytetarëve: Me filmoni, jam i pafajshëm!

Discussion about this post

Everest

Sondazh

Kush i fiton zgjedhjet e 25 prillit?

SHIKO REZULTATIN

Loading ... Loading ...
“Salillari” zvarrit punimet/ Te “ish Shqiponja” qytetarët në kaos me trafikun…

“Salillari” zvarrit punimet/ Te “ish Shqiponja” qytetarët në kaos me trafikun…

15/01/2021
Ne ish sheshin Shqiponja, ne hyrje te Tiranës, prej një kohe te gjate po punohet për ndërtimin e nënkalimit, por...
Read More
“Shqiptarët u japin urdhëra ushtarëve grekë”, del video-ja që po tërbon grekët

“Shqiptarët u japin urdhëra ushtarëve grekë”, del video-ja që po tërbon grekët

15/01/2021
Një video e publikuar në mediat sociale ka tronditur autoritetet greke. Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë pritet të nisë hetimet...
Read More
Qeveria e Shqipërisë shpall “Sekret tregtar“ marrëveshja për vaksinën.

Qeveria e Shqipërisë shpall “Sekret tregtar“ marrëveshja për vaksinën.

14/01/2021
Qeveria e Shqipërisë bën të ditur në një akt normativ se kompania Pfizer e vaksinës kundër COVID-19 ka kërkuar që...
Read More
Anketa e madhe me studentët, 79% duan të emigrojnë

Anketa e madhe me studentët, 79% duan të emigrojnë

14/01/2021
Në vend që të maturohet, fenomeni i emigracionit po përkeqësohet vit pas viti, duke përfshirë së fundmi të rinjtë e...
Read More
Skandali tek Senatoriumi/ Mjeku Dasho denoncon abuzimet e tjera: “Ka mjekë që marrin 3 mijë euro për…”

Skandali tek Senatoriumi/ Mjeku Dasho denoncon abuzimet e tjera: “Ka mjekë që marrin 3 mijë euro për…”

13/01/2021
Mjeku Erion Dasho ka reaguar pas skandalit tek spitali “Shefqet Ndroqi”, ku një sanitare u hoq si infermiere dhe i...
Read More
Lëvizja surprizë!Turqia fton Greqinë për bisedime në Tiranë, ministri Cavusoglu zbulon rolin e kryeministrit Edi Rama

Lëvizja surprizë!Turqia fton Greqinë për bisedime në Tiranë, ministri Cavusoglu zbulon rolin e kryeministrit Edi Rama

11/01/2021
Rikthimi i Athinës dhe Ankarasë në bisedime, pas disa vitesh ndërprerje, do të ndodhë në janar e madje në Tiranë....
Read More
Pas skandaleve ‘rilild’ dielli/ Rama nga Facebook-u: Nesër nisim vaksinimin antiCovid-19

Pas skandaleve ‘rilild’ dielli/ Rama nga Facebook-u: Nesër nisim vaksinimin antiCovid-19

10/01/2021
Edhe pse ju detyrohej qytetarëve një shpjegim për darkën e ministrave në Dubai, e cila do ju rëndoi në xhepat...
Read More
Paralajmëron Merkel: Më e keqja pritet ende të vijë

Paralajmëron Merkel: Më e keqja pritet ende të vijë

10/01/2021
Numri i përgjithshëm i vdekjeve të shkaktuara nga COVID-19 në Gjermani kapërceu sot pragun 40 000, njoftoi Instituti për Shëndetin...
Read More

BIZNES

Subjektet mund të përdorin kasat ekzistuese, duke i përshtatur për fiskalizimin
BIZNES

Subjektet mund të përdorin kasat ekzistuese, duke i përshtatur për fiskalizimin

Flet drejtoresha ekonomike e kompanisë “Daisy & ETM”, Myrvete Pazaj Nga 1 janari nis zbatimin procesi i fiskalizimit për lëshimin...

09/01/2021
  • All
  • AKTUALITET
  • EDITORIAL
  • BIZNES
  • POLITIKE
  • SHOWBIZ
  • SPORT
Koreja e Veriut prezanton raketën e re balistike

Koreja e Veriut prezanton raketën e re balistike

15/01/2021

Koreja e Veriut zbuloi një lloj të ri të raketës balistike, që lëshohet nga nëndetësja, gjatë një parade ushtarake në...

“Salillari” zvarrit punimet/ Te “ish Shqiponja” qytetarët në kaos me trafikun…

“Salillari” zvarrit punimet/ Te “ish Shqiponja” qytetarët në kaos me trafikun…

15/01/2021

Ne ish sheshin Shqiponja, ne hyrje te Tiranës, prej një kohe te gjate po punohet për ndërtimin e nënkalimit, por...

“Shqiptarët u japin urdhëra ushtarëve grekë”, del video-ja që po tërbon grekët

“Shqiptarët u japin urdhëra ushtarëve grekë”, del video-ja që po tërbon grekët

15/01/2021

Një video e publikuar në mediat sociale ka tronditur autoritetet greke. Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë pritet të nisë hetimet...

Aksidenti te Rruga e Kombit/ Policia: 4 viktima dhe një fëmijë i plagosur

Aksidenti te Rruga e Kombit/ Policia: 4 viktima dhe një fëmijë i plagosur

14/01/2021

Policia e Lezhës ka konfirmuar numrin e lartë të viktimave në aksidentin e ndodhur në mbrëmje në aksin Rubik-Milot në...

Qeveria e Shqipërisë shpall “Sekret tregtar“ marrëveshja për vaksinën.

Qeveria e Shqipërisë shpall “Sekret tregtar“ marrëveshja për vaksinën.

14/01/2021

Qeveria e Shqipërisë bën të ditur në një akt normativ se kompania Pfizer e vaksinës kundër COVID-19 ka kërkuar që...

Rreth nesh


Mirësevini në AK Report- një qendër për bisedë rreth lajmeve dhe ideve. AK Report është krenar për aftësinë tonë për t'ju sjellë lajme të reja cdo-minutë nga Shqipëria dhe trojet Shqipëfolëse!

Marketing

Renditemi ndër faqet më të vizituara në vend
Reklama juaj shfaqet 24 orë në 7 ditë të javës
Efektivitet i lartë i reklamës suaj
Matje në kohë reale të ecurisë së fushatës tuaj
Mundësi për të targetuar audiencën që ju dëshironi

Te fundit

Koreja e Veriut prezanton raketën e re balistike

“Salillari” zvarrit punimet/ Te “ish Shqiponja” qytetarët në kaos me trafikun…

Top modeli u shfaq nudo në krevatin e saj, Linda Rei tregon nëse po jeton një romancë me Beratin

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Marketing

© 2020 AK Report - Lajme të palëkundura!

No Result
View All Result
  • KREU
  • VENDI
  • RAJONI
  • EVROPA
  • BOTA
  • SPORT
  • SHOWBIZ

© 2020 AK Report - Lajme të palëkundura!

Everest