Presidenti Ilir Meta teksa ka folur për vaksinimin në Europë dhe së shpejti në Shqipëri, tha se nëse vjen në vendin tonë dhe nëse mjekët e rekomandojnë u shpheh se do ta bëjë.
Ai e konsideroi këtë proces një hap të rëndësishëm për të gjithë botën.
Pjesë nga intervista:
Pyetje: Presidenti i Republikës Ilir Meta, do të vaksinohet?
Presidenti Meta: Kjo do të jetë në varësinë e këshillave të mjekëve dhe pse jo, nëse ata do të gjykojnë që kjo është e rëndësishme dhe e domosdoshme, përse jo si gjithë të tjerët.
Pyetje: Zoti President, ka nisur vaksinimi ndërkohë në Europë. Autoritet në Shqipëri thonë se do të jetë nga Janari deri në Mars. Por, në fakt si e shikoni këtë procesin e vaksinimit në Shqipëri, dhe në këtë situatë a është vaksinimi zgjidhja?
Presidenti Meta: Ky është një proces për të cilin duhet të ishim kujdesur më shumë, që më parë. Ne, e kemi ngritur në mënyrë të vazhdueshme këtë shqetësim, sidomos vaksinimin e personelit shëndetësor, si dhe të shtresave apo fashave të shoqërisë që mund të jenë më të prekura dhe më të rrezikuara nga COVID-19.
Në mënyrë të vazhdueshme ne, e kemi inkurajuar dhe nxitur Qeverinë për të gjithë tërësinë e masave që duhet të marrë dhe ajo duhet të jetë më transparente dhe më koherente në qëndrimet e saj. Vaksinimi padyshim është një masë pozitive dhe parandaluese, për çdo vaksinë që është e konfirmuar edhe certifikuar nga institucionet e Bashkimit Europian.
Discussion about this post