A janë të “Ftuar Nderi” shefat e SPAK që e kanë nën hetim?/ Një nga aligatorët e korrupsionit, prej të cilit ka frikë drejtësia, i cili pas vodhi sa deshi me koncesionet në shëndetësi, ka ndërtuar vila e i jep me qira në bregdet dhe zona malore, por ka hapur dhe fabrikë vaji, biznese ushqimore e 2 ferma bujqësore, mes tyre këtë lokal 1 milionë Euro në qendër të Tiranës, ndërsa tani është emëruar drejtor i donacioneve dhe kredive të huaja, kur duhet të ishte në burg
Ish-ministri i “helmatisur” prej korrupsionit afro 1 miliardë Euro, që ka bërë me koncesione e tendëra në shëndetësi, dhe njohur si specie blozë cinizmi e ligësie, ka filluar të fitojë nga bizneset që ka hapur me burim financiar vjedhjet.
Me një postim në “Facebook”, ai njofton se për vitin e Ri 2022, do organizojë darkë festive më 31 dhjetor, në lokalin e tij lukzos “Gzona”, që ka hapur brenda mjediseve të Kalasë së Tiranës.
Është ftesë e bërë nga Ilir Beqja, por me pagesë 90 Euro për 1 person, që do të thotë, se është mundësi vetëm për pushtetarët dhe shërbestarët e lidhur me ta, që siç tregoi lista e publikuar e pagave, marrin miliona lekë në muaj.
Mirëpo Ilir Beqja, kaq e ka tarifën për 1 person, mbasi ka planifikuar të nxjerrë ato 1 milionë Euro që harxhoi për ta ndërtuar e mobiluar këtë bar-restorant luksoz llamburitës në qendër të Tiranës; për të cilin, burime nga OSHEE thonë se paguan energji elektrike sa një familje.
Nuk e dimë, nëse shefat e SPAK, do jenë apo jo të “Ftuar Nderi”, në darkën e natës së Vitit të Ri te restoranti “Gzona” i personit nën hetim Ilir Beqja, siç kanë qenë dhe në darka konfidenciale bashkë me kreun e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi, mik personal i Beqjes.
Po dimë faktin se prej 2 vitesh, SPAK po mban të bllokuara hetimet, për 4 koncesionet që ka dhënë në shëndetësi ky “aligator” korrupsioni, i cili pasi vodhi sa deshi, ka ndërtuar vila e i jep me qira në bregdet dhe zona malore, por ka hapur biznes fabrikë vaji “AICOO” dhe 10 hektarë me ullinj e agrume në Vrion e Xarë të Sarandës.
Ka hapur dhe biznese ilaçesh, Bar-Kafe e katering dhe mes tyre lokalin “Gzona” 1 milionë Euro në qendër të Tiranës, ndërsa tani është emëruar drejtor i donacioneve e kredive të huaja, kur duhet të ishte në burg./Pamfleti