Para pak ditësh u raportua se një 10-vjeçare në Kuçovë ishte abuzuar nga Ajet Dume 57-vjeç. Ngjarja ka ndodhur në lagjen ‘1 Maji’ në Kuçovë, në banesën e 57-vjeçarit në të cilën jetonte familja e të miturës prej tre vitesh, pasi familja e saj ishte zhvendosur nga një fshat i Skraparit.
Mësohet se Dume ka filluar abuzimin seksual me 10–vjeçaren me iniciale A.D që në vitin 2018 kur e mitura ishte vetëm 8 vjeçe. Nëna e të miturës tregoi se vajza e saj është abuzuar që në klasë të tetë në kohën kur prindërit kanë qënë në punë, duke thënë se vajza nuk i ka treguar asgjë pasi kishte frikë duke qënë se i moshuari e kishte kërcënuar.
Por nuk ka rezultuar kështu. Sipas “News24” punonjësja e Mbrojtjes së Fëmijëve dhe disa specialistë të Drejtorisë së Shërbimit Social në bashkinë Kuçovë kanë konstatuar se nëna ka qenë në dijeni të plotë të ngjarjes, pavarësisht se është shprehur se kushtet ekonomike dhe kërcënimet e marra nga zotëria e kanë detyruar të heshte por kjo nuk e justifikon heshtjen e nënën për 2 vjet dhe moskallëzimin e krimit.
Ndërkohë specialistët e DSHS Kuçovë kanë konstatuar se gjendja e rënduar psikologjike e vajzave për të cilat janë marrë të gjitha masat, konform ligjit dhe protokollit. Vajzat janë larguar nga banesa dhe janë në mbrojtje të lartë sigurie, në mbikëqyrjen e profesionistëve, në një qendër të specializuar. Pas konstatimeve të arritura nga grupi i punës është kërkuar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat masa e mbrojtjes për vajzat.
Discussion about this post