• VENDI
  • KOSOVA & RAJONI
  • EVROPA
  • BOTA
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • Votim elektronik
  • VENDI
  • KOSOVA & RAJONI
  • EVROPA
  • BOTA
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • Votim elektronik
Thursday, March 4, 2021
No Result
View All Result
  • VENDI
  • KOSOVA & RAJONI
  • EVROPA
  • BOTA
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • Votim elektronik
No Result
View All Result
No Result
View All Result
5 vite ministre/ Lindita Nikolla nuk e justifikon dot pasurinë…

5 vite ministre/ Lindita Nikolla nuk e justifikon dot pasurinë…

by akreport
22/01/2021
Share on FacebookShare on Twitter

Lindita Nikolla u zgjodh ministre e Arsimit në kabinetin e kryeministrit Edi Rama pas zgjedhjeve parlamentare të vitit 2013 dhe e ushtoi detyrën deri në dhjetor 2018, kur u largua nga qeveria pas protestave maratonë të studentëve.

Lindita Nikolla ka përfunduar studimet për Matematikë në fakultetin e Shkencave të Natyrës në vitin 1989 si dhe studimet Mastër për Administrim Publik në universitetin jo-publik, Albanian University.

Znj. Nikolla është përfshirë në politikë në vitin 2003 si këshilltare e Këshillit të njësisë bashkiake nr. 1 në Tiranë dhe në zgjedhjet lokale të vitit 2007 u zgjodh si kryetare e kësaj njësie për dy mandate radhazi.

Në zgjedhjet e 23 Qershorit 2013, Znj. Nikolla u zgjodh deputete në qarkun e Tiranës dhe në shtator 2013 iu besua posti i ministres së Arsimit. Znj. Nikolla u pasua në këtë detyrë nga Besa Shahini dhe më pas nga ministrja aktuale, Evis Kushi.

Ky raport është prodhuar nga BIRN pas administrimit të deklaratave të pasurisë së ish-ministres Lindita Nikolla nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI. Ai ka për qëllim bërjen e transparencës mbi pasuritë e anëtarëve apo ish-anëtarëve të Këshillit të Ministrave gjatë viteve 2013-2020.

Në deklaratën e dorëzuar në ILDKPKI në vitin 2007, Lindita Nikolla deklaronte pasuri familjare me vlerë 18.4 milionë lekë, ndërsa në fund të vitit 2018 pasuria familjare kap vlerën e 26 milionë lekëve.

Znj. Nikolla zotëron familjarisht pasuri të paluajtshme me vlerë 16.1 milionë lekë, likujditete bankare prej 7.3 milionë lekësh, automjet me vlerë 1.9 milionë lekë si dhe kursime në cash prej 400 mijë lekësh.

Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 45.4 milionë lekë, nga të cilat 37% burojnë nga paga e Znj. Nikolla dhe gati 50% nga pagat e familjarëve. Rreth 12% e të ardhurave kanë si burim honoraret nga botimet si dhe një bursë studimi të bashkëshortit të Znj. Nikolla.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. BIRN kreu kontrollin aritmetik/logjik për 12 vite të deklarimit, të cilat rezultuan pa probleme.

Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë, BIRN identifikoi disa “flamuj të kuq”, të cilat lidhen me të dhënat e paqarta për pronësinë e një apartamenti, dhurimet si dhe një huamarrje.

Më konkretisht në vitin 2007, Znj. Nikolla dhe bashkëshorti i saj deklarojnë marrjen e një kredie me vlerë 3 milionë lekë për blerjen e një apartamenti në Golem të Kavajës, por apartamenti dhe çmimi i tij i plotë nuk janë deklaruar në kategorinë e aseteve.

Në vitin 2012, bashkëshorti i Znj. Nikolla deklaron se ka përfituar 182m2 tokë arë përmes dhurimit. Ndërsa në vitin 2013, ai deklaron marrjen e një hua prej 6 mijë eurosh tek një mik, shumë e cila rezulton e pakthyer deri në fund të vitit 2018.

Ndërkohë në vitin 2014, bashkëshorti i Znj. Nikolla deklaron se ka përfituar një bursë studimi prej 24 mijë eurosh nga Ecole Des Hautes Etudes, por nuk ka të dhëna mbi kosto apo shpenzime të tjera për studime jashtë shtetit./BIRN

ShareTweetShare

Next Post
Dosja “Tahiri”/ Gjykata e Lartë çon për gjykim ish-ministrin e brendshëm

Dosja “Tahiri”/ Gjykata e Lartë çon për gjykim ish-ministrin e brendshëm

Discussion about this post

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Ngjarje e shëmtuar në spitalin e Fierit/ Burri godet një grua me shkelma e grushte (Video)

Ngjarje e shëmtuar në spitalin e Fierit/ Burri godet një grua me shkelma e grushte (Video)

27/02/2021
Tronditëse! Koronavirusi u merr jetën dy vëllezërve nga Mati brenda 24 orëve

Tronditëse! Koronavirusi u merr jetën dy vëllezërve nga Mati brenda 24 orëve

26/02/2021
Flet djali i Sokol Olldashit: Basha, Topalli, kandidimi dhe mesazhet e miqve të babait

Flet djali i Sokol Olldashit: Basha, Topalli, kandidimi dhe mesazhet e miqve të babait

26/02/2021
Fëmijët po infektohen në masë, mjekja jep alarmin: Çfarë doli nga testi i 9-vjeçares

Fëmijët po infektohen në masë, mjekja jep alarmin: Çfarë doli nga testi i 9-vjeçares

26/02/2021
Pasi romanca e tij me Aleksia Peleshin doli në dritë, Jonida Maliqi reagon për herë të parë për ndarjen me Romeo Veshajn

Pasi romanca e tij me Aleksia Peleshin doli në dritë, Jonida Maliqi reagon për herë të parë për ndarjen me Romeo Veshajn

27/02/2021
U nis për trajtim në Turqi? Ardit Gjebrea publikon fotot dhe zbulon gjendjen shëndetësore

U nis për trajtim në Turqi? Ardit Gjebrea publikon fotot dhe zbulon gjendjen shëndetësore

24/02/2021
Shqipëria në situatë kritike nga pandemia, mjekët kërkojnë mbylljen e shkollave, lokaleve dhe urbanëve për 1 muaj

Shqipëria në situatë kritike nga pandemia, mjekët kërkojnë mbylljen e shkollave, lokaleve dhe urbanëve për 1 muaj

26/02/2021
I afërmi e vrau për 5 mijë euro/ Letra anonime tregon të vërtetën tragjike për të renë shqiptare

I afërmi e vrau për 5 mijë euro/ Letra anonime tregon të vërtetën tragjike për të renë shqiptare

03/03/2021
Vdekja e punëtorit të aeroportit të Kukësit, xhaxhai: E mbyti eskavatori, të zbardhet e vërteta ose…

Vdekja e punëtorit të aeroportit të Kukësit, xhaxhai: E mbyti eskavatori, të zbardhet e vërteta ose…

25/02/2021
“Pasuri marramendëse”/ Gazetarja: Behar Sofia, njëshi i trafikut të heroinës. Lëvizte me ‘ushtarë’ pas vetes!

“Pasuri marramendëse”/ Gazetarja: Behar Sofia, njëshi i trafikut të heroinës. Lëvizte me ‘ushtarë’ pas vetes!

25/02/2021
Beteja e humbur e Shqipërisë me paratë e pista

Beteja e humbur e Shqipërisë me paratë e pista

04/03/2021
Pipero xheloz për Najada Çomon?/ S’kam oferta nga asnjë forcë politike

Pipero xheloz për Najada Çomon?/ S’kam oferta nga asnjë forcë politike

04/03/2021
“Hiq dorë nga Sara”- Atdheu merr mesazhin kërcënues nga Dubai: E gjeta cili është, por…

“Hiq dorë nga Sara”- Atdheu merr mesazhin kërcënues nga Dubai: E gjeta cili është, por…

04/03/2021
Çfarë po ndodh? Sara dhe Riniani janë puthur në parpaskenë, Atdheu i ofenduar, debat në studio

Çfarë po ndodh? Sara dhe Riniani janë puthur në parpaskenë, Atdheu i ofenduar, debat në studio

04/03/2021
‘Integrimi në Turqi’/ gjuha turke së shpejti në shkollat shqiptare

‘Integrimi në Turqi’/ gjuha turke së shpejti në shkollat shqiptare

04/03/2021
Humbëm Najada Çomon, po përse dhe Tritan Kalon?…

Humbëm Najada Çomon, po përse dhe Tritan Kalon?…

04/03/2021
Pas Çomos, Brataj vetëofrohet për deputet: Nëse do më ftonin, do ta vlerësoja shumë

Pas Çomos, Brataj vetëofrohet për deputet: Nëse do më ftonin, do ta vlerësoja shumë

04/03/2021
“Tek ne do gjeni shumë lot që askush nga jashtë s’do i shohë ndonjëherë”- Najada Çomo rrëfen çfarë ndodh brenda mureve të spitaleve Covid: Për pacientët është e rëndë që…

“Tek ne do gjeni shumë lot që askush nga jashtë s’do i shohë ndonjëherë”- Najada Çomo rrëfen çfarë ndodh brenda mureve të spitaleve Covid: Për pacientët është e rëndë që…

04/03/2021
U infektua gjatë kohës që i shërbente prindërve, Covid i merr jetën 27-vjeçares. Mjekja e Beratit: Kishte 90% të mushkërive të prekura

U infektua gjatë kohës që i shërbente prindërve, Covid i merr jetën 27-vjeçares. Mjekja e Beratit: Kishte 90% të mushkërive të prekura

04/03/2021
Meta: Jap dorëheqjen më 26 prill, nëse PS fiton pa prekur votën

Meta: Jap dorëheqjen më 26 prill, nëse PS fiton pa prekur votën

04/03/2021

Rreth nesh


Mirësevini në AK Report- një qendër për bisedë rreth lajmeve dhe ideve. AK Report është krenar për aftësinë tonë për t'ju sjellë lajme të reja cdo-minutë nga Shqipëria dhe trojet Shqipëfolëse!

Marketing

Renditemi ndër faqet më të vizituara në vend
Reklama juaj shfaqet 24 orë në 7 ditë të javës
Efektivitet i lartë i reklamës suaj
Matje në kohë reale të ecurisë së fushatës tuaj
Mundësi për të targetuar audiencën që ju dëshironi

Te fundit

Beteja e humbur e Shqipërisë me paratë e pista

Pipero xheloz për Najada Çomon?/ S’kam oferta nga asnjë forcë politike

“Hiq dorë nga Sara”- Atdheu merr mesazhin kërcënues nga Dubai: E gjeta cili është, por…

  • AK REPORT SHQIP
  • Marketing
  • Privacy Policy for AK Report
  • Votim elektronik/ Votoni kandidatin tuaj të preferuar.

© 2020 AK Report - Lajme të palëkundura!

No Result
View All Result
  • VENDI
  • KOSOVA & RAJONI
  • EVROPA
  • BOTA
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • Votim elektronik

© 2020 AK Report - Lajme të palëkundura!