By using this site, you agree to the Privacy Policy and Fact Checking Policy.
Accept
AK ReportAK Report
  • Aktualitet
  • Politikë
    Politikë
    Në politikë nuk ka miqësi të përjetshme, por interesa të përjetshme./Sharl De Gol
    Shfaq më shumë
    Më të Klikuarat
    “E kam zili vetëm për një gjë”, Nano rrëfen takimin me Sali Berishën dhe si vendosi të largohej nga PD
    9 months më parë
    Trondit Dashnor Sula: Të shembet Kuvendi dhe të shpëtojë njëherë e mirë ky vend
    8 months më parë
    “Babëzi e shfrenuar”/ Rakip Suli kërkon 6 makina me qira për vartësit, për 3 vite mbi 221 milionë lekë!
    8 months më parë
    Të Fundit
    Shtyhet sërish seanca gjyqësore ndaj Saimir Tahiri/ Prokurori bën deklaratën e FORTË
    2 weeks më parë
    Pas Apelit, Alibeaj paralajmëron “bombën” e dytë për Berishën
    3 weeks më parë
    Ngjela bën DEKLARATËN e fortë/ “Meta e ka pisk punën…”
    1 month më parë
    Nikoll Lesi tallet keq me protestën e Berishës dhe Metës: Shkuan para parlamentit
    1 month më parë
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbiz
  • Sport
  • Kontakt
Kërko
Duke lexuar 159 milionë Euro shpërndahen nga qeveria në prag të zgjedhjeve/ Çfarë po ndodh?
Njoftime Shfaq më shumë
Lista e leximit
Olta kalon çdo limit imagjinate, i drejtohet Luizit/ Do të ta dhuroj unë apartamentin
5 days më parë
Luiz Ejlli luan bixhoz? Rrëfehen miqtë e tij: Ja si qëndron e vërteta
3 weeks më parë
TRONDITËSE/ “Fluturoi” nga dritarja njëra nga vajzat që humbi jetën nga aksidenti (DETAJE)
3 weeks më parë
Horoskopi për ditën e sotme, 9 Mars 2023
3 weeks më parë
Të Fundit
Mësoi për sulmin në Top Channel, Luizi mes lotësh bën premtimin prekës për familjen e të ndjerit: Rojën e njihja…
6 hours më parë
Ndryshojnë planet e “BBVIP”, finalistët zgjidhen sot dhe finalja mbahet të shtunën?
8 hours më parë
Vrasja e rojes së Top Channel, Ermiona Lekbello i kthehet keq produksionit
9 hours më parë
Edmond Dushi dhe Llambro Duni tregojnë të dhënat e fundit dhe sa rrezikohemi/ “Ndërtoni për tërmete 8 ballë!”
12 hours më parë
TRONDITËSE/ 38-vjeçari mostër mban vajzën e tij minorene si skllave për pesë vjet, dyshohet se…
13 hours më parë
Aa
AK ReportAK Report
Aa
  • Aktualitetnew
  • Politikë
  • Moti
  • Horoskopi
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbiz
  • Sport
  • Kontakt
Kërko
  • Kategorite
    • Aktualitet
    • Sociale
    • Politikë
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Showbiz
    • Sport
  • Paneli i lexuesit
    • Lista e leximit
    • Personalizo interesat
  • Politikat e Webit
    • Privacy Policy
    • Fact Checking Policy
    • Ambasadat
    • Kontakt
Follow US
© 2022 AK Report. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
AktualitetPolitikë

159 milionë Euro shpërndahen nga qeveria në prag të zgjedhjeve/ Çfarë po ndodh?

AK Report
AK Report 3 months më parë
Përditësuar 2023/01/04 at 8:26 PM
Shpërndaje
Shpërndaje

Vendimet e Këshillit të Ministrave për alokim fondesh për tetë bashki si dhe një paketë ndihme financiare për shtresat në nevojë, kanë ngritur pikëpyetje për përdorimin e fondeve publike përpara zgjedhjeve vendore, si dhe akuza nga opozita për blerje votash.

Në mbledhjen e datës 12 dhjetor, Këshilli i Ministrave mori dhjetra vendime për alokim fondesh për nëntë bashki, për procesin e rindërtimit nga tërmeti i vitti 2019-ës dhe investime publike.

Nga rreth 10 miliardë lekë (89 milionë euro) të alokuara nëpërmjet transfertave të pakushtëzuara 6.6 miliardë janë destinuar për bashkinë Tiranë të përcaktuara si grante individuale, rikonstruksione ose riparime pallatesh, shkolla, rindertime terësore, etj..

Bashkitë e tjera që përfitonin grante individuale për pasojat e tërmetit të nëntorit 2019 dhe fonde për investime publike në prag të zgjedhjeve të reja vendore janë Durrësi, Vora, Shijaku, Kruja Kamza, Kurbini, Lezha dhe Mirdita.

Po ashtu qeveria vendosi me 29 dhjetor të shpërndajë në formë shpërblimi me lekë në dorë 8 miliardë lekë për afro 1 milionë qytetarë shqiptarë për një sërë kategorish, duke nisur nga pensionistët, infermierët, familjet në nevojë e të tjerë.

E quajtur “Pakoja e Madhe” shpërndarja e këtij fondi u argumentua nga kryeministri Edi Rama si një masë zbutëse e inflacionit të çmimeve. Ndryshe e sheh këtë paketë kreu i opozitës Sali Berisha, i cili e sulmoi nismën si një “pilulë elektorale”.

Vendimet për alokimin e këtyre fondeve janë marrë vetëm pesë muaj para zgjedhjeve për pushtetin vendor të cilat mbahen më 14 maj. Megjithatë, kjo rishapërndarje masive e buxhetit të shtetit bëhet përpara afatit ligjor që ndalon përdorimin e fondeve publike si shpërblime ose akte të tjera që ndikojnë drejpërdrejt tek votuesit.

Neni 91 i Kodit Zgjedhor, i ndryshuar me marrvëshje politike në vitin 2020, parashikon se “katër muaj para datës së zgjedhjeve deri në formimin e qeverisë së re paszgjedhjeve ndalohet propozimi, miratimi ose nxjerrja e akteve ligjore ose nënligjore, të cilat parashikojnë dhënien e përfitimeve për kategori të caktuara të popullsisë, të tilla si aktet që parashikojnë rritjen e pagave, pensioneve, mbështetjes ekonomike apo sociale, uljen ose heqjen e taksave, vendosjen e amnistive fiskale, privatizimin apo dhënien e pasurive, të shpërblimeve, etj., përveçse kur nisma kushtëzohet nga gjendje të fatkeqësisë natyrore”.

Shpërndarja e granteve individuale për zbutjen e pasojave të tërmetit ishte prezente edhe gjatë zgjedhjeve parlamentare të 2021-it duke ngritur pikpyetje për mënyrën se si Partia Socialiste e përdor qeverisjen për të ndikuar tek vendimi i votuesve.

Aktivistët e shoqërisë civile e shohin shqetësuese këtë praktikë në prag të zgjedhjeve dhe i konsiderojnë fondet për bashkitë si një planifikim elektoral, jo të ndikuara nga interesat e publikut.

Rigels Xhemollari, drejtor ekzekutiv i “Qendresa Qytetare”, një organizatë që monitoron procesin zgjedhor, i tha BIRN-it se po shihet një intensifikim i alokimit të fondeve dhe përshpejtim të procesit të rindërtimit me afrimin e datës së zgjedhjeve.

“Kalimi i fondeve nga qeveria tek bashkitë e prekura nga tërmeti në muajin dhjetor në një shifër kaq të lartë, tregon një planifikim elektoral të ndërhyrjes në këto zona,” tha ai.

Procesi i rindërtimit hyn në 2023 në vitin e katërt të tij dhe përkon me një vit elektoral. Sipas Xhemollarit qeveria vendos të kalojë shuma të larta për bashkitë, një muaj para periudhës 4 mujore ku ndalohet alokimi i fondeve dhe përdorimi i tyre për investime pasi ndikon drejtpërdrejt fushatën.

“Por, ky veprim nuk është i vetmi,” theksoi ai, ndërsa shtoi se “muaji dhjetor po tregon se është muaji i thesarit të shtetit për të mbushur arkat e bashkive, të cilat në fillim të vitit hyjnë në garë”.

Xhemollari thotë se shumica e kryetarëve aktualë, pritet të jenë sërish kandidatë për t’i fituar ato dhe kjo mbështetje financiare bën që ata të hyjnë në një garë “jo të barabartë” dhe të “suportuar” fort nga qeveria qendrore.

As ndalimet ligjore nuk shmangin dot përdorimin e fondeve publike në favor të fushatës elektorale.

I pyetur nga BIRN nëse “përben shqetesim per Komisionin Qendror te Zgjedhjeve perdorimi i burimeve publike, financiare e njerezore, para fushatës zgjedhore”, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi, tha se vendimmarrja e KQZ-së për këtë shqetësim bazohet në Kodin Zgjedhor.

“Respektimi i rregullave dhe parimeve për zhvillimin e një fushatë zgjedhore sipas standardeve të praktikave të mira në fushën e zgjedhjeve mbetet (duhet të mbetet) një synim i të gjithë aktorëve të përshirë në zgjedhje,” u shpreh Celibashi.

Celibashi shton se KQZ do të monitorojë raportimet dhe sjelljen institucioneve publike dhe do të disponojë me vendimmarrjen përkatëse kur është rasti, si i vetmi mekanizëm për t’iu përgjigjur shkeljeve të kodit.

“Përdorimi apo vënia në mbështetje të kandidatëve, të partive politike apo koalicioneve në zgjedhje e burimeve (përfshirë asete dhe burime njerëzore) të organeve apo enteve publike përbën veprimtari të ndaluar,” saktësoi Komisioneri, duke shtuar se pret bashkëpunimin e shoqërisë civile në monitorimin e zbatimit të Kodit Zgjedhor

AK Report 04/01/2023
Shpërndani këtë artikull
Facebook TwitterEmail

Të fundit

Mësoi për sulmin në Top Channel, Luizi mes lotësh bën premtimin prekës për familjen e të ndjerit: Rojën e njihja…
6 hours më parë
Ndryshojnë planet e “BBVIP”, finalistët zgjidhen sot dhe finalja mbahet të shtunën?
8 hours më parë
Vrasja e rojes së Top Channel, Ermiona Lekbello i kthehet keq produksionit
9 hours më parë
Edmond Dushi dhe Llambro Duni tregojnë të dhënat e fundit dhe sa rrezikohemi/ “Ndërtoni për tërmete 8 ballë!”
12 hours më parë

Opinione

“Tirana është bër qytet i pajetueshëm”/ Andi Bushati tregon se duhet ikur sa më shpejtë
7 months më parë
Genc Sejko: Hila dhe Kazhani që paguhen për të ngrënë…
8 months më parë
Vra’sja e 7-vjeçares/ Gazetari i ‘pavarur’ Dritan Hila: “Ndodhin kudo në botë, ndodhin se e tillë është jeta në ujë“
8 months më parë

Gjithashtu

Aktualitet

Mësoi për sulmin në Top Channel, Luizi mes lotësh bën premtimin prekës për familjen e të ndjerit: Rojën e njihja…

6 hours më parë
Aktualitet

Ndryshojnë planet e “BBVIP”, finalistët zgjidhen sot dhe finalja mbahet të shtunën?

8 hours më parë
Aktualitet

Vrasja e rojes së Top Channel, Ermiona Lekbello i kthehet keq produksionit

9 hours më parë
Aktualitet

Edmond Dushi dhe Llambro Duni tregojnë të dhënat e fundit dhe sa rrezikohemi/ “Ndërtoni për tërmete 8 ballë!”

12 hours më parë
//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

AK Report

  • Ambasadat
  • Faqeshënuesit e mi
  • Privacy Policy
  • Fact Checking Policy

Të fundit

  • Mësoi për sulmin në Top Channel, Luizi mes lotësh bën premtimin prekës për familjen e të ndjerit: Rojën e njihja…
  • Ndryshojnë planet e “BBVIP”, finalistët zgjidhen sot dhe finalja mbahet të shtunën?
Follow US

© AK Report. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Removed from reading list

Undo
AdBlock Detected
Faqja jonë është një faqe e mbështetur nga reklamat. Ju lutemi në listën e bardhë për të mbështetur faqen tonë.
Okay, I'll Whitelist
AK REPORT LOGO
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?